web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

11 Maj 2026, 07:14, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët.

Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga