web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situatë alarmuese në zonat e naftës/ Rriten me 300% sëmundjet tumorale, shtohen problemet respiratore

17 Nëntor 2025, 14:27, Sociale CNA

Situatë alarmuese në zonat e naftës/ Rriten me 300%

Një raport i hartuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ndarë shifra tejet alarmante lidhur me situatën shëndetësore në disa nga zonat e naftës në vend.

Raporti jep një përshkrim për gjendjen e naftëtarëve në Patoz-Marinzë, Roskovec dhe Fier, teksa theksohet se janë rritur me 300% sëmundjet tumorale, janë shtuar sëmundjet respiratore.

Shkak për këtë sipas raportit është cilësia e ajrit dhe natyrës pranë këtyre zonave naftëmbajtëse.

“Naftëtarët e Patoz-Marinzës ishin në grevë urie për kushte më të mira të punës, situata shëndetësore e tyre dhe e të gjithë banorëve që jetojnë pranë fushës naftëmbajtëse po shënon një përkeqësim me shifra alarmante për shkak të cilësisë së ajrit dhe natyrës.

Në zonën e Roskovecit raportohet se janë rritur me 1200 përqind rastet e sëmundjeve respiratore nga viti 2021 e deri më tani. Sipas shifrave zyrtare, rezulton se 4 vjet më parë, numri i rasteve të raportuara me këtë sëmundje ishte vetëm 20 për 10 mijë banorë. Aktualisht, kjo shifër ka arritur në vlerën e 243 rasteve për 10 mijë banorë.

Në zonën e Fierit numri i pacientëve me sëmundje tumorale është rritur me 300 përqind, krahasuar me vitin 2025. Dhjetë vite më parë, në qytet ishin regjistruar 393 persona, ndërkohë që aktualisht, shifra ka tejkaluar numrin 1300, duke e renditur Spitalin e Fierit në numrin e dytë me trajtimin e rasteve të tilla, pas Tiranës”,-përmendet në raport./CNA

Situatë alarmuese në zonat e naftës/ Rriten me 300%Situatë alarmuese në zonat e naftës/ Rriten me 300%Situatë alarmuese në zonat e naftës/ Rriten me 300%





Lajmet e fundit nga