web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parashikimi i motit/ Kushte atmosferike të qëndrueshme

15 Nëntor 2025, 08:10, Sociale CNA

Parashikimi i motit/ Kushte atmosferike të qëndrueshme

Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira kalimtare kryesisht të larta dhe transparente në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë./CNA





Lajmet e fundit nga