Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 21 maj 2026
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Ngricat e forta të datave 3 dhe 4 maj kanë sjellë një situatë tepër të rëndë për fermerët e Devollit, duke shkaktuar dëme masive në pemëtari dhe duke rrezikuar seriozisht ekonominë e qindra familjeve që jetojnë me bujqësi.
Në fshatrat nga Progri deri në Kapshticë, fermerët tregojnë se prodhimi i mollëve, qershive dhe kumbullave është dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa shumë prej tyre flasin për humbje që arrijnë në miliona lekë të vjetër. Në pemëtoret e zonës, pamja është e zymtë.
Frutat e sapolidhura kanë rënë në tokë, ndërsa degët kanë mbetur bosh vetëm pak javë para sezonit kur fermerët prisnin të siguronin të ardhurat e vitit. Ata thonë se temperaturat nën zero, që në disa zona zbritën deri në minus 5 gradë, goditën pemët në momentin më kritik të zhvillimit të tyre.
Fermeri Ermal Pogoni tregon se dëmi në pemëtore është total dhe se investimet e kryera deri tani rrezikojnë të humbin plotësisht. Ai thotë se vetëm familja e tij ka rreth 5 hektarë pemëtore dhe dëmi ekonomik është shumë i madh.
“Shqetësimi ynë i vetëm është se na u bë një dëm në datën 4 maj, që pati një ngricë dhe dëmi në pemëtore është gati 100%. Siç mund ta shikoni, të gjitha mollët janë duke u rrëzuar. Unë kam rreth 5 hektarë me gjithë xhaxhain. Dëmi që mund të kemi tani është 20 milionë lekë të vjetër. Pothuajse të gjitha shërbimet ia kemi kryer”, tha fermeri.
Megjithatë, edhe pse prodhimi i këtij viti konsiderohet i humbur, fermerët nuk mund të ndërpresin punën në pemëtore. Ata thonë se duhet të vazhdojnë trajtimet dhe spërkatjet, përndryshe rrezikojnë edhe prodhimin e vitit të ardhshëm. Sipas tij, situata është e njëjtë në të gjithë zonën e Devollit dhe shumë fermerë po mendojnë të largohen, pasi nuk arrijnë më të përballojnë kostot e larta të bujqësisë.
“Do të vazhdojmë prapë me ilaçe sepse duam t'i mbajmë. Kemi frikë nga sëmundjet e ndryshme që mund t’i ndodhin. Kjo procedurë bëhet edhe për vitin që vjen sepse në qoftë se do t’i lëmë mangët diçka mund të kemi probleme edhe për vitin tjetër. Probleme ka te mollët, te qershitë, te kumbullat, te të gjitha. Është e njëjta situatë kudo. Është e njëjta situatë që nga fshati Progër e deri në Kapshticë. S'e dimë çfarë zgjidhje do të kemi tani. Zgjidhja e vetme është vetëm të ikim diku, se këtu më nuk rrihet me këtë situatë”, u shpreh fermeri.
Edhe fermeri Medat Rusi flet për një katastrofë ekonomike në të gjithë zonën e Devollit. Ai thotë se dëmet nuk maten më me miliona, por me miliarda lekë të vjetër, ndërsa investimet për çdo dynym janë bërë gjithnjë e më të kushtueshme. Rusi tregon se vetëm deri në këtë moment ka investuar miliona lekë në pemëtore, ndërsa kostot janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.
“Dëmi në fushën tonë, si në Grykë të Zamblakut e deri në Kapshticë, është bërë me miliarda, jo me miliona lekë. Unë kam 12 dynymë, kam vajtur deri tani 7 milionë lekë. Ilaçet janë ngritur, çmimi i ilaçeve, nafta ka vajtur dyfishi. Dëmi është 100% e do të kalojë 100%-shin. Po të vesh në fushë, nuk gjen as edhe një kokërr mollë. As për të ngrënë të mos kemi”, tha fermeri Rusi.
Ai kërkon mbështetje nga shteti, të paktën për të përballuar shpenzimet e kryera deri tani dhe për të ruajtur pemët për vitin tjetër.
“Shteti nuk ka subvencionuar as edhe një vit. Kurse këtë vit të paktën të subvencionojë shpenzimet, që të kemi një lekë për mot të shpenzojmë prapë”, u shpreh fermeri.
Në fshatin Mançurisht, fermeri Gazmor Azo thotë se temperaturat në minus shkatërruan brenda një nate gjithë punën e bërë prej muajsh. Edhe ai tregon se megjithëse prodhimi i këtij viti është humbur, fermerët duhet të vazhdojnë investimet në pemë.
“Më janë dëmtuar 3 hektarë e gjysmë. U dëmtua midis 3 dhe 4 majit nga ulja e temperaturave, ishte në vlerat negative, minus 4 deri në 5 gradë. Dhe siç e shikoni, dëmi është kolosal. Thuajse 100%. Molla kërkon sërish trajtime, sepse ne jemi në maj dhe deri në mes të qershorit vazhdojmë me spërkatjet, për të mbajtur gjethin që të kemi prapë lule vitin tjetër. Gjendja është emergjente, është pak a shumë si në rastet e përmbytjeve apo raste të tërmetit kur dëmi është shumë i madh. Dhe shpresojmë që shteti do të na ndihmojë”, tha fermeri.
Ndërkohë, kryetari i fshatit Mançurisht, Sulejman Meço, konfirmon se dëmet në frutikulturë janë pothuajse totale dhe prekin të gjithë zonën e Devollit. Ai thotë se janë njoftuar institucionet përgjegjëse për situatën, ndërsa fermerët presin një reagim konkret.
“Ne bryma na preku, duke e parë sa është dëmi, mund të jetë mbi 95%, si dëm në frutikulturë. Mund të ketë lënë ndonjë qershi, ndonjë kumbull. Po mbi 95-98% janë të dëmtuara. I kemi sinjalizuar që dëmi është shumë i madh. Se çfarë vendimi ose çfarë kërkesash do të bëjë ministria, varet në dorë të atyre”, u shpreh kryeplaku.
Sipas Meços, për shumë familje të zonës, të ardhurat kryesore sigurohen nga pemëtaria dhe humbja e këtij sezoni rrezikon seriozisht jetesën e tyre.
“Të ardhurat për fshatin tonë janë kryesisht këto, domethënë mollë, kumbull, qershi. Edhe sipas të gjithë bashkëfshatarëve dëmi është kolosal”, tha Meço.
Fermerët kërkojnë verifikim të menjëhershëm të dëmeve në terren dhe mbështetje financiare nga shteti, pasi, sipas tyre, pa ndihmë do ta kenë të pamundur të përballojnë sezonin e ardhshëm bujqësor dhe të mbajnë gjallë pemëtarinë në zonën e Devollit.
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vend...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tirana po ndryshon fytyrë çdo ditë, por jo domosdoshmërish...
Mjeku i njohur Erion Dasho ndau sot detaje lidhur me Ebolë...
Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore ...
Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga potencialet e di...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbro...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tirana ka hyrë në një fazë ku çmimet po rriten shumë më sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohe...
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqime...
Treguesit demografikë për tremujorin e parë të këtij viti ...
Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Si...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...