Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Fshatrat e fushës së Maliqit gjatë muajit janar po vuajnë problematikën e miut të arave, një brejtës që ka shkaktuar jo pak dëme në kulturat bujqësore. Një situatë që përsëritet çdo vit në Maliq e që ka sjellë dëme të konsiderueshme në pemëtore pasi ky brejtës dëmton rrënjët e bimëve dhe kulturave të tjera.
CNA ka intervistuar fermerë e banorë në fshatin Zvirinë të Bashkisë së Maliqit, të cilët kanë treguar situatën alarmante në të cilën ata ndodhen.
Pjesa më e madhe e banorëve të Zvirinës merren me bujqësi për të siguruar të ardhurat për familjen, por gjatë këtij muaji duket se po hasen me dëme të konsiderueshme në kultura si patatja, misri, gruri e jonxha.
Fermerët thonë se miu i arave ua ka prishur të gjitha prodhimet në tokat bujqësore, ndërsa nga ana e instancave nuk po marrin asnjë përgjigje dhe ndihmë lidhur me këtë situatë.
"Unë kam toka bujqësore që mbjell çdo gjë, fasule, misër, patate, pak nga të gjitha për të mbajtur familjen. Miu na ka prishur jonxhën, na ka prishur të tëra. S'dimë se si t’ia bëjmë. Kemi komunikuar me institucionin e bujqësisë, por s’na kanë dhënë asnjë lloj përgjigje"- është shprehur banorja.
"Miu është shumuar tepër. Më shumë ka minj sesa njerëz. Na i griu mollën, pataten, të tëra i bën miu. Të gjitha që mbjellim, edhe qepën e kishte ngrënë sivjet. Asnjë nuk bëhet i gjallë, vetëm thonë na jepni votën. Çfarë vote t’u jap"-, është shprehur fermeri.
Një tjetër fermer tregon se situata e miut të arave është shumë alarmante dhe duhet të ndërhyhet për dezinfektimin e të gjitha tokave. Ndonëse disa fermerë kanë marrë masa individuale, sërish është e pamjaftueshme pasi miu rikthehet nga tokat e fqinjëve.
"Miu është problem kudo, por në tokat e Maliqit ka qenë gjithmonë dhe është problem. Duhet dezinfektuar tërë toka pasi nuk mjafton të bëhet pjesë pjesë. Ne kemi marrë masa, por nëse unë hedh ilaç dhe nuk hedh komshiu, është e kotë. Dëmton të gjitha kulturat, nga patatja, misri, gruri, jonxhat. Gjithmonë ka pasur humbje për shkak të miut, se miu duhet luftuar gjithmonë",- është shprehur fermeri.
Nga specialisti i bujqësisë pranë Bashkisë Maliq, Aurel Zenunllari, bëhet me dije se ky lloj brejtësi shkakton dëme të konsiderueshme ndërsa ky sektor ka bërë inspektimet në terren për të përcaktuar sipërfaqet e prekura dhe shkallën e dëmit.
"Në territorin e Bashkisë Maliq ka një infeksion të theksuar nga miu i arave në zonën fushore. Dëmi që shkakton ky brejtës është më i madh dhe i konsiderueshëm në pemëtoret dhe në bimët shumëvjeçare. Specialistët e bujqësisë të Bashkisë Maliq kanë kryer inspektime në terren dhe kanë përcaktuar sipërfaqet e dëmtuara, shkallën e infeksionit dhe të dëmit. Dëmet janë të pariparueshme. Kemi çuar gjithashtu shkresat përkatëse në institucionet përkatëse duke u dhënë informacionin e nevojshëm për këto sipërfaqe që duhen luftuar sa më parë sepse është sezoni për t’u luftuar ky brejtës. Janë të gjitha fshatrat pothuajse, por më të prekura janë ato që merren me pemëtore siç është Burimasi, Zvirina, njësia Libonik e njësia Pirg. Fermerët kanë bërë përpjekje për të luftuar këtë brejtës, por është e pamundur që të ketë rezultat nga çdo fermer, sepse jo të gjithë mund ta kryejnë", u shpreh specialisti.
Miu i arave është kthyer në një problem shqetësues për fermerët e Maliqit për shkak të dëmeve të konsiderueshme që ka shkaktuar në kulturat bujqësore. Bashkia e Maliqit ka dërguar të gjithë informacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Bujqësisë, e cila ka premtuar se do të ndërhyjë në të gjithë zonën e prekur./CNA
View this post on Instagram
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Një rast i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqën...
Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie dra...
Bujqësia në juglindje të vendit po përballet me një krizë ...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Fshati Zvirinë në Bashkinë Maliq është mbuluar nga pirgje ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e m...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i kthjellët e me v...
Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga...
Kjo e diel parashikohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht m...
Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relati...
Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arri...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Toka ka përjetuar janarin më të ngrohtë në histori. Të dh...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një 78-vjeçar humbi jetën në vendin e punës paraditen e dj...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...