Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Rreth 44 mijë shqiptarë kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2024, sipas të dhënave që u bënë të ditura sot nga Eurostat, në statistikat e emigracionit në BE.
Tendenca ka shënuar rënie në krahasim me periudhën 2022-2023, kur janë konstatuar dhe ritmet më të larta të emigracionit të dekadës së fundit, me rreth 50 mijë persona në vit përkatësisht, por gjithsesi ritmet mbeten më të larta në krahasim me para pandeminë, me përjashtim të 2015-s, kur ishte dhe viti me një rekord kërkesash për azil dhe që ishte fillimi i një cikli të ri emigracioni në vend. Duhet përmendur që këto të dhëna nuk përfshijnë Greqinë, që mbetet një destinacion kryesor për emigrantët.
Që nga viti 2010, në vendet e Bashkimit Europian janë regjistruar 460 mijë emigrantë të rinj nga Shqipëria, duke treguar për një cikël të ri masiv emigracioni, në raport me popullsinë e vendit, që tashmë ka zbritur në 2.36 mijë banorë, nga 2.8 milionë banorë që ishte në Censin e vitit 2011.
Vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n.
Sipas Eurostat, destinacioni kryesor në 2024-n ishte Italia, me gati 28 mijë emigrantë në 2024-n, nga 29-30 mijë dy vitet e mëparshme.
Në vend të dytë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një magnet për profesionistët, kryesisht mjekë infermierë e specialistë të teknologjisë së informacionit, me gati 12 mijë emigrantë të regjistruar në 2024-n.
Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2024, rreth 4.2 milionë emigrantë mbërritën në BE nga vende jashtë BE-së, ndërsa 1.5 milionë persona që jetonin më parë në një shtet anëtar u zhvendosën në një tjetër vend të BE-së. Këto shifra nuk përfshijnë refugjatët nga Ukraina nën mbrojtje të përkohshme për disa vende. Nga ana tjetër, rreth 3.2 milionë persona emigruan drejt një vendi tjetër të BE-së ose jashtë saj. Prej tyre, rreth 1.6 milionë u raportua se u larguan nga një shtet i BE-së për të emigruar në vende jashtë BE-së.
Për krahasim, në vitin 2023 u vlerësua se rreth 4.4 milionë emigrantë mbërritën në BE nga vende jashtë saj dhe 1.5 milionë persona që jetonin në një shtet anëtar u zhvendosën në një tjetër vend të BE-së. Po atë vit, rreth 1.5 milionë persona emigruan nga BE drejt vendeve jashtë saj.
Në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, numri i emigrantëve që mbërritën nga vende jashtë BE-së në vitin 2024 ishte më i lartë se numri i emigrantëve që vinin nga vende të tjera të BE-së. Përjashtim bënin vetëm Luksemburgu (ku 85.5% e emigrantëve vinin nga vende të tjera të BE-së) dhe Rumania (56.0%).
Përqindjet më të larta të emigrantëve nga vende jashtë BE-së u regjistruan në Çeki (87.0%), Itali (86.2%) dhe Spanjë (84.5%)./ Monitor

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Media ndërkombëtare të specializuara në turizëm po i kusht...
Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shq...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Bllokimi i njërit prej akseve kryesore rrugore, Librazhd-P...
Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 mil...
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira ...
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri...
Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët në pjesën më t...
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndruesh...
Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranës...
Në një ngjarje të rrallë që ndodh pas 163 vitesh, Ramazani...
Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternim...
Pelegrinazhi në Mekë dhe Medinë, si Umreja dhe Haxhi, kërkon...
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjn...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri...
Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...