EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Bllokimi i njërit prej akseve kryesore rrugore, Librazhd-Prrenjas, po sjell pasoja të drejtpërdrejta për tregtarët e pikës së shumicës në Korçë. Ata thonë se devijimi i qarkullimit drejt rrugëve alternative ka rritur ndjeshëm kostot e transportit, duke ndikuar në çmimin përfundimar të produkteve.
Sipas tregtarëve, rruga në zonën e Gramshit është e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë, duke i detyruar ata të ndjekin itinerare më të gjata përmes Përmetit, me dalje në Tepelenë e më pas në Sarandë. Kjo ka zgjatur ndjeshëm kohën e furnizimit, nga rreth 3 orë në mbi 5 orë me furgon, ndërsa për kamionët edhe më tepër.
“Bllokimi i rrugës ndikon shumë te ne si tregtarë të mallit. Rriten çmimet nga kostoja që do të ketë transporti. Makina pëson dëme të shumta nga rruga shumë e keqe e Gramshit. Tani për momentin ne ndjekim rrugën e Përmetit sepse në Gramsh është shumë problematike rruga dhe me peshë nuk mund të vish. Rruga është shumë e gjatë, do dalësh në Tepelenë më pas në Sarandë, etj. Nga Saranda është rruga më e gjatë. Nëse në rrugë normale shkonim për 3 orë, tani nga Saranda me furgon shkon më tepër se 5 orë, kurse me kamion shkon akoma më shumë”,-shprehet një tregtar.

Përveç kohës, bizneset përballen me rritje të shpenzimeve për karburant dhe dëmtime të mjeteve për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugëve, veçanërisht në segmentin e Lozhanit, ku prania e gropave e bën qarkullimin të vështirë.
"Kostoja është e shtuar nga nafta dhe makina, se mund të dëmtohet. Rruga e Lozhanit është shumë keq sepse është me gropa. Edhe nga e marrim do rritet çmimi, por edhe këtu që do ta shesim do ta rrisim çmimin. Nëse e shisnim mallim me 100 lekë të vjetër fitim, tani do ta shesim për 200 lekë të vjetër sepse shtohen kostot dhe nuk ia vlen",-thonë tregtarët.
Tregtarët paralajmërojnë se rritja e kostove po i detyron të shtojnë çmimet e produkteve për të përballuar shpenzimet, ndërsa nëse situata vijon, disa prej tyre mund të pezullojnë aktivitetin deri në hapjen e rrugës së Librazhdit. Sipas tyre, zgjatja e kësaj gjendjeje rrezikon jo vetëm bizneset e shumicës, por edhe konsumatorët, të cilët do të përballen me çmime më të larta.
"Nëse situata vazhdon kështu do ta mbyllim aktivitetin, do rrimë pushim sa të hapet rruga e Librazhdit. Nuk ia vlen sepse ne paguajmë edhe punëtorët. Sa më shumë kosto të kemi ne këtu, aq më shtrenjtë duhet të shitet malli, por kush e merr?",-shprehen tregtarët.

Në pritje të një zgjidhjeje, tregtarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm. Ata paralajmërojnë se çdo vonesë e mëtejshme do të thellojë vështirësitë ekonomike, duke rënduar zinxhirin e furnizimit dhe çmimet për konsumatorët në Korçë dhe zonat përreth./CNA
Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 mil...
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira ...
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri...
Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët në pjesën më t...
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndruesh...
Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranës...
Në një ngjarje të rrallë që ndodh pas 163 vitesh, Ramazani...
Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternim...
Pelegrinazhi në Mekë dhe Medinë, si Umreja dhe Haxhi, kërkon...
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjn...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri...
Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Edhe pse duket se pyjet në botë “po zgjerojnë” sipërfaqet ...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej...
Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranës...
Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...