Vijojnë ditët me shi/ Moti për ditën e sotme
Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Në fshatin Qinam të Kolonjës është ngritur sot një reagim i fortë nga banorët, të cilët kanë dalë në protestë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për t’i dhënë me qira një kompanie private rreth 3.5 hektarë tokë kullotë për ndërtimin e një parku me panele diellore. Sipas banorëve, bëhet fjalë për një nga hapësirat kryesore që prej vitesh përdoret nga komuniteti për mbajtjen e bagëtive, ndërsa vendimi është marrë pa kryer asnjë konsultim publik me ta. Kjo zonë shërben si pikë qendrore kullotash ku, çdo vit, mbështeten mijëra krerë bagëti të imëta dhe gjedhë, të cilat përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për familjet e fshatit. Banorët thonë se zëvendësimi i kësaj hapësire me panele diellore rrezikon të shkatërrojë aktivitetin blegtoral, duke u hequr atyre mundësinë për të ushqyer bagëtinë gjatë gjithë vitit.

"Çështjen e kullotave, ato arat atje i kemi të ndara, duan të na i marrin, t'i bëjnë panele diellore. Kemi dhe një vend tjetër që mban tërë fshatin me kullotë dhe atë duan të na e marrin. Po u bënë panele këtu janë 3000-4000 kokë bagëti, 600 krerë lopë, ku do vejë kjo kullotë? Ne si fshat blejmë Gramozin të tërë me kullotë, mirë beharin e zgjidhim po dimrin ku të vemë. Duhet të merren masa që të mos na merren këto kullota se na prish punë shumë."
"Jam fermer, kam 20 krerë lopë, tani kjo bashkia që do të bëjë këto panele këtu e di që edhe këto 10 familje që janë fermerë do të ikin. Sado që unë, edhe pse me 20 krerë lopë, mos të më dalë emri për të përfituar subvencion, vetëm kjo qeveri i bën këto. Unë sot e kësaj ditë s'kam marrë subvencion vetëm ngaqë jam i djathtë, por unë nuk ndryshoj krah, i djathtë do të mbetem."

Sipas tyre, vendimi për ndërtimin e parkut fotovoltaik prek jo vetëm fermat e mëdha, por edhe familjet e vogla që mbështeten në blegtori për mbijetesë. Banorët shprehen se nëse projekti zbatohet, shumë prej tyre do të detyrohen të shesin bagëtinë ose të largohen nga fshati, pasi humbja e kullotave do ta bëjë të pamundur vazhdimin e punës së tyre.
"Ky problem për ne është shumë i madh, pasi ne kemi bagëti shumë, nuk kemi ku t'i çojmë. Unë kam 20 krerë lopë, i mbaj këtu, nuk i çoj lart se i kam për qumësht. Tani po u bënë ato ku do të shkojmë ne, t'i shesim të gjitha, të shitemi edhe vetë se s'kemi ku të shkojmë".
"Ka diskutuar bashkia edhe të tjerë, por ne jemi si fshat i mbaruar, ne t'i marrim e t'i shesim, edhe fëmijët t'i nisim jashtë, edhe vetë të ikim. Unë 20 lopë kam, bujqësia dhe blegtoria të lidhura janë me njëra-tjetrën. Vëllezërit e mi kanë një kope. Po na i morën ne s'kemi ku të shkojmë, vetëm t'i shesim e t'i themi Ramës udhë e mbarë për këtë fshat."

Banorët shtojnë se problemi nuk kufizohet vetëm në këtë parcelë, pasi ka edhe zona të tjera të fshatit që sipas tyre po synohen për përdorime të ngjashme, duke rritur pasigurinë për të ardhmen. Komuniteti kërkon pezullim të menjëhershëm të projektit dhe rishikim të plotë të vendimit, duke theksuar se kullotat janë jetike për ekonominë dhe mbijetesën e Qinamit./CNA
Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sociologu Gëzim Tushe shpjegoi sot në mënyrë sintetike një...
Një raport i hartuar së fundmi nga Organizata Botërore e S...
Një anketë e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë ...
Vitin e kaluar gati 80 për qind e vendeve të lira të punës...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve dhe porteve janë të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tetori rezultoi me një rritje 19.3 për qind të hyrjes së t...
Ditën e sotme moti në në vendin tonë parashikohet me reshj...
Një hulumtim i ri i bërë nga disa shkencëtarënga Holanda, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE)...
Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzi...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relat...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Dekorimi i hershëm për festat e fundvitit vjen me përfitim...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Raporti më i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...