Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/ Si paraqitet situata nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...

Mjeku Ilir Allkja ka dhënë këshilla për qytetarët të kujdesen për mushkëritë nga stina e ftohtë të dimrit, virozat, ndotja ambjentale, grimcat e karbonit në ajër apo duhanpirja.
Allkja nxit qytetarët dhe pacientët që të ndërpresin duhanin dhe rrisin e aktivitetin fizik, në mënyrë që të mund të rrisin kapacitetin respirator dhe performancën e mushkërive.
Në një status në rrjetet sociale, mjeku deklaron se përdorimi rutinë i antibiotikëve shpesh komplikon situatën, mbivendos infeksionet mykotike, rrit reziztencën antimikrobike dhe zvogëlon mundësinë për të trajtuar një infeksion jetëkërcënues.
Këshillat e mjekut Allkja:
Të kujdesemi për mushkëritë!
Stina e ftohtë, virozat, ndotja ambjentale, grimcat e karbonit në ajër, duhanpirja, etj., shkaktojnë probleme të shumta e të ndryshme në rrugët tona të frymëmarrjes.
Janë plot individë që kanë probleme kronike në mushkëri, pasojë edhe nga infeksioni i Covid-19, i cili në disa raste ka lënë pasoja që do të zgjasin gjithë për gjithë jetën, të tilla si bronkite kronike, bronkoektazi, fibrozë pulmonare, pleurite, etj., të cilat reduktojnë kapacitetin respirator, ulin performancën fizike të organizmit, rëndojnë sistemin kardiovaskular, etj.

Problemet e mushkërive karakterizohen nga një ose disa simptoma të vazhdueshme të frymëmarrjes të tilla si: kollë, sekrecione me ngjyrë, vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje me zhurmë, çrregullime gjumi, etj.
Në sëmundjet kronike të mushkërive mund të përfshihen edhe faktorë gjenetikë dhe infeksione të përsëritura të frymëmarrjes.
Më ndodh të trajtoj shpesh pacientë që kanë kaluar Covid-19, të cilët kanë zhvilluar edhe shumë simptoma ekstra pulmonare, të tilla si lodhje kronike, mungesë oreksi, humbje të peshës të cilat lidhen me përkeqësimet e sëmundjes për shkak të infeksioneve bakteriale dhe virale të cilat shpeshtohen.
Unë i nxis miqtë e mi, sidomos pacientët që të ndërpresin duhanin dhe rrisin e aktivitetin fizik, në mënyrë që të mund të rrisin kapacitetin respirator dhe performancën e mushkërive.
Mjekimi me suplemente bimorë, bronkodilatorë dhe me barna anti-inflamatore (të përdorura të kombinuara ose vetëm) janë terapitë kryesore të disponueshme.
Përdorimi rutinë i antibiotikëve shpesh komplikon situatën, mbivendos infeksionet mykotike, rrit reziztencën antimikrobike, zvogëlon mundësinë për të trajtuar një infeksion jetëkërcënues./ B.A. - CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Kur bëhet fjalë për arritjen e shëndetit më të mirë të...
Përfitimet e ushtrimeve të rregullta fizike janë njohur pr...
Dëshironi ta nisni ditën me vrull? Ushqeni trupin tuaj...
Pavarësisht se çfarë lloj dite keni pasur, është gjith...
Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet amendimi i kont...
Në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësr Universal jan...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat përsa ...
Manastirliu e shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për St...
Periudha e rritjes dhe zhvillimit, e cila njihet si ad...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Ju mund të mos i jepni shumë rëndësi, por mëlçia juaj ...
Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Shumë nj...
Të moshuarit që konsumojnë vitaminë D, mund të qëndrojnë m...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT ka realizuar një tjetë...
Tiranë 7 Dhjetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes S...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Sot shënohet 70-vjetori i krijimit të Universitetit të...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...