web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë i shkakton lodhjen kronike dhe dobësimin e memories

23 Janar 2024, 09:20, Shëndeti Ilir Allkja

Çfarë i shkakton lodhjen kronike dhe dobësimin e memories

Shumë njerëz ankojnë se kanë probleme me lodhje kronike dhe dobësim të memories, sidomos në periudhën post COVID-19.

Por, çfarë i shkakton këto probleme?

Përgjigjja është e shkurtër: çaktivizimi i mitokondrive.

Siç e dini nga biologjia në mitokondri prodhohet energjia (karburanti) në formën universale të ATP (Adenosin Tre Fosfat), që ne përdorim si për aktivitetet fizike ashtu edhe për ato mendore, ndryshe mitokondret quhen centrale energjike, dhe kur ato çaktivizohen, ne ndihemi të lodhur, të mbaruar, detyrat, punët e përditshme mund të duken të pamundura.

Sot kërkuesit shkencorë në mbarë botën për shumë sëmundje të pashërueshme po fokusohen për shërimin e tyre në nivel mitokondrial.

Por çfarë i çaktivizon apo shkatërron mitokondritë tona?

• Infeksionet e ndryshme virale, veçanërisht SARS-COV-2, Epstein Barr, Varicella zooster, Human papilloma virus, etj

Çfarë i shkakton lodhjen kronike dhe dobësimin e memories

• Inflamacionet

• Stresi

• Mungesa e gjumit

• Plakja

• Myku/Mikotoksinat

• Sheqeri i lartë në gjak

• Mungesa e lëndëve ushqyese

• Mënyra e jetesës sedentare

• Ushqimet e përpunuara industriale

• Ndotja ambientale

• Toksinat në fruta, perime.

Mënyra korrekte se si ne mund të riaftësojmë mitokondritë tona duke adresuar, gjetur e trajtuar shkaqet e dëmtimit të tyre.

Së pari ne duhet të:

- zgjedhim ushqimet

- reduktojmë stresin

- flemë mirë

- shmangim ekspozimet ndaj toksinave ambientale

- kryejmë aktivitet fizik në natyrë.

Kështu ne mund të fillojmë të shërojmë mitokondritë tona dhe të rimarrim energji si më parë.





Lajmet e fundit nga