11 bebe në orët e para të vitit/ Manastirliu: Mirënjohje për stafet mjekësore, investime të rëndësishme gjatë 2023-shit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...

Në botën e kuzhinës, vetëm mendimi i disa pjatave, mund të mjaftojë për të shkaktuar makthe tek disa njerëz. (Si për shembull takos me karkaleca apo djathë i mbushur me krimba). Por një legjendë thotë se disa ushqime shkaktojnë makthe pasi i konsumoni.
Problemi është se faktet shkencore që i mbështetin këto pretendime janë të pakta. Në përgjithësi, ne nuk e kuptojmë aq mirë trurin tonë, sa të dimë saktësisht se çfarë i nxit ankthet dhe ëndrrat në përgjithësi. Por disa studiues kanë anketuar një numër të madh njerëzish për të vlerësuar ndonjë lidhje të mundshme.
Kjo është pikërisht ajo që bënë Tor Nilsen dhe Rasëll Pauell disa vite më parë, pasi morën kërkesa të vazhdueshme në media për llojet e ushqimeve që shkaktojnë ankthe ose ëndrra të çuditshme gjatë festave. “U lodha duke u thënë që nuk e dimë realisht, pasi kjo gjë nuk ka ende një shpjegim shkencor”-thotë Nilsen, drejtor i laboratorit të ëndrrave dhe makthit në Spitalin Zemra e Shenjtë në Montreal, Kanada.
Qumështi dhe djathi

Nilsen dhe Pauell pyetën gati 400 nxënës të kolegjit mbi modelet e tyre të gjumit, ëndrrat dhe dietën ushqimore. Sondazhi përfshinte pyetjen nëse ata kishin vënë re ndonjë lidhje midis ëndrrave të çuditshme apo shqetësuese dhe një ushqimi të caktuar që kishin konsumuar.
Vetëm rreth 11.5 për qind e të anketuarve, raportuan se ëndrrat e tyre ndikoheshin nga një ushqim i caktuar. “Për çudi ishte një shifër shumë e ulët”- thotë Nielsen. Nga këta, rreth 43.8 për qind raportuan se ngrënia e produkteve të qumështit u shkaktonte ëndrra të këqija, ndërsa 38.5 për qind raportuan se qumështi ndikonte në ëndrrat e tyre të çuditshme.
Më konkretisht, kategoria e qumështit ndahej në disa lloje të ndryshme ushqimore. Djathi ishte ndikuesi më i madh i ëndrrave shqetësuese midis produkteve të qumështit, me 12.5 për qind të të anketuarve që raportuan djathin, ndërsa pica kishte lidhjen më të madhe me ëndrrat e çuditshme, me 11.5 për qind.
Edhe të anketuar të tjerë raportuan se qumështi shoqërohej me ëndrra në formë makthi. dërsa ky studim ishte një eksplorim fillestar mbi këtë temë, Nielsen thotë se është e besueshme që qumështi mund të shkaktojë ëndrra të çuditshme ose të këqija.
Ai spekulon se kjo mund të lidhet me një formë të intolerancës së butë ndaj laktozës, ndaj së cilës nuk ishin në dijeni pjesëmarrësit. Gazrat ose fryrja e barkut mund të shqetësojnë modelet e zakonshme të gjumit, dhe zgjimi më i shpeshtë gjatë natës mund të nënkuptojë që njerëzit kanë më shumë shanse të kujtojnë ëndrrat e tyre.
Nga ana tjetër, ka të ngjarë që e gjithë ideja e bulmetit që shkakton ëndrra të çuditshme, të ketë më shumë lidhje me kulturën sesa me vetë fiziologjinë. “Që në vitet 1920 ka dominuar ideja se konsumi i djathit para gjumit do të shkaktonte makthe dhe ëndrra”- thotë Nielsen. Është e mundur që kjo ide të ketë mbetur aq shumë në nënvetëdijen popullore të shoqërisë, saqë shumë njerëz e besojnë ende, pavarësisht nëse është apo jo e vërtetë.
Sheqeri dhe erëzat

Sipas studimit të Nilsen, 18.8 për qind e atyre janë ndjeshëm ndaj ushqimit, e lidhin ushqimin pikant me ankthet që përjetojnë në gjumë. Rreth 7.7 për qind e tyre fajësuan ushqimet pikante për ëndrrat e çuditshme që kishin parë. “Qumështi dhe erëzat ndiheshin shumë në përgjigjet e tyre”- thotë Nilsen.
Por edhe sheqeri përmendej shumë. Në mesin e pjesëmarrësve që raportuan lidhje midis ushqimit dhe ëndrrave, 12.5 për qind thanë se ushqimi i ëmbël ishte i lidhur me ëndrrat shqetësuese, ndërsa 30.8 për qind thanë se i lidhnin ëndrrat e çuditshme me konsumin e ushqimeve që përmbajnë sheqer.
Në këtë rast, thotë Nielsen, mund të kombinohen kategoritë e qumështit dhe sheqerit. “Ngrënia e ëmbëlsirave me sheqer dhe bulmeti do të ishin fajtorët kryesor”- thekson ai. Disa artikuj të tjerë përfunduan në “listën e fajit”, përfshirë ushqimet me niseshte dhe mish. Por Nielsen thekson se ka të ngjarë që njerëzit të fajësojnë shpesh diçka që e kanë ngrënë jashtë zakonit, siç për shembull një vegan që ha bulmet. “Përshtypja ime është se njerëzit fajësojnë shpesh për ëndrrat e tyre çdo ushqim të çuditshëm që kanë ngrënë. Kjo është diçka shumë e lehtë”-thekson ai.
Dieta e përgjithshme

Sondazhi zbuloi gjithashtu disa tendenca më të përgjithshme në modelet e të ngrënit dhe të gjumit. Për shembull, të anketuarit që raportuan të ngrënit e tepruar apo emocional, kishin tendencën të shihnin ëndrra më shqetësuese se sa ata që hanin më shëndetshëm. Ndërkohë, njerëzit që agjëronin raportuan se kishin parë ëndrra shumë të gjalla, pra si gati reale.
“Është e njohur prej kohësh që agjërimi mund të shkaktojë ëndrra të gjalla. Ne zbuluam një dallim mjaft të qartë me stilin e jetës që lidhet me ëndrrat shqetësuese, dhe stilin e jetës që lidhet me këto lloj ëndrrash”-thotë Nilsen. Në çdo rast, studimet nuk kanë një përgjigje të prerë mbi këtë gjë.
I vetmi sondazh tjetër që hasi Nilsen ishte ai i drejtuar nga Bordi Britanik i Djathit dekada më parë, i cili ndoshta po përpiqej të kundërshtonte idenë se djathi mund të shkaktonte makthe tek njerëzit. Madje ai sugjeroi se disa lloje djathërash mund të shkaktonin ëndrra me personazhe të famshëm, dhe zbuluan se djathi nuk shkaktonte makthe apo ëndrra të çuditshme.
“Rezultatet e studimit tonë e kundërshtuan këtë pretendim”- thotë ai. Në fakt hulumtimet mbi këtë temë sapo kanë filluar. Nilsen thotë se lloji më i mirë i studimit për të gjurmuar lidhjen midis ushqimeve specifike, do të ishte t’u kërkohej pjesëmarrësve në një studim të hanë ushqime të caktuara përpara se të flenë, dhe të raportonin se çfarë lloj ëndrrash apo makthesh kishin përjetuar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Ju ndoshta mund të keni dëgjuar për dietën ketogjenike, po...
Nga Spitali Universitar i Traumës, Ministrja e Shëndetësis...
Gjatë sezonit të festave të fundvitit njerëzit priren të k...
Komiteti Teknik i Eksperteve të menaxhimit te pandemisë CO...
Mbajtja e peshës gjatë sezonit të festave mund të jetë e v...
Nuk ndodh shpesh, por ka njerëz të cilët e nisin ditën...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publi...
` Teksa vitet kalojnë, lëkura juaj jo vetëm që i nënshtrohe...
Larja e dhëmbëve është një ndër këshillat më të shoesh...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
E njohur edhe si retinol, vitamina A është një substan...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Sipas një studimi të kryer në New York ka rezultuar se pla...
Toksikologu Alban Haxhi ka ngritur alarmin duke tregua...
A mundet që rritja e rasteve me COVID-19 në Kinë të krijoj...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Dhjetori sjell mot të ftohtë, festa, stres dhe rritje ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Stresi është krejtësisht normal dhe diçka nëpër të cilën k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...