Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...

Forumi Rinor i PD-së është përfshirë në procedurat e zgjedhjes së kryetarit, një proces që numëron plot 6 kandidatë, në një garë që formalisht mund të konsiderohet ndër më demokratiket, për nga numri i pjesëmarrësve.
Por duket se rregullat me ose pa dashje po shkelen dhe kjo mund të deformojë një proces. Fillimisht pati akuza për lobingje në favor të një kandidati, edhe pse lobimi është diçka e pranueshme dhe aspak shkelje standardesh demokratike. Flamurin e sulmit e mori shqiptaro-amerikania Evi Kokalari, që shigjetoi Belind Këlliçin, që sipas saj po tentonte të zgjidhte një nga të preferuarit e tij.
Kuptohet pas Kokalarit qëndron një grupim, i afruar së fundmi me PD-në, duke shfrytëzuar çdo situatë të krijuar si rezultat i përplasjeve të brendshme në këtë parti.

Akuza nga ata që morën përsipër “sulmin” nuk synonte vendosjen e ndonjë rregulli, që asnjë grupim brenda apo jashtë FRPD-së të qëndronte neutral dhe të 6 kandidatët të garonin me platformat e tyre, por një tentativë për të stepur ata që u vendosën në epiqendër të sulmit.
Dhe kjo u pasua me një angazhim të ethshëm, pa norma e pa moral, në favor të një tjetër kandidati, a thua se kjo mënyrë lobimi është më e ndershme se ajo për të cilën u vendos nën sulm politik Këlliçi.

Dhe si per të mos u mjaftuar me këtë presionin e ngjashëm me atë shprehjen “mos bëni siç bëj unë, por bëni siç them unë”, garës së FRPD-së çuditërisht po i ngatërrohen nëpër këmbë lobingjet e “call center”-ave. Dhe që të mos keqkuptohemi, jo të atyre që kanë të punësuar me qindra e qindra të rinj anembanë vendit, por “call center” që dikur i shërbenin Lulzim Bashës dhe villnin vrer ndaj demokratëve që përbënin shtyllën kurrizore të PD. Dhe hahengut të krijuar nga “call center” i është bashkuar edhe një korr, që shfaqen si neutralë, si të painteresuar, por që çuditërisht po sulmojnë ata kandidatë që mendojnë se Lulzim Basha nuk mund të drejtonte më PD-në.
Pa dashur të hyjmë në emra konkretë se cili grupim mbështet njërin apo tjetrin kandidat, thelbi është se dikush ose disa, pavarësisht pozicioneve të tyre, po përpiqen të minojnë garën brenda FRPD-së.
Po minojnë rregullat jo përmes lobingjeve të ndershme, por përmes deformimit. Dhe këtë nuk e bëjnë në emër të asnjë parimi, as të ndonjë dashamirësie kundrejt atyre që mbështesin, por për të treguar se ata kanë influenca.
Po kujt duan t'i tregojnë se kanë influencë, kur vetë nuk janë përfshirë në asnjë garë, në asnjë proces votimi brenda PD-së, kur kanë pasur shansin për të treguar se me qëndrimet e tyre mbështeten nga anëtarët e kësaj partie?
Natyrisht influencën nuk duan t'ia tregojnë kandidatëve në garën për FRPD-në, por ekipit drejtues të kësaj partie, ndoshta edhe Sali Berishës, i cili duket se po i qëndron deri në fund parimit për të mos ndërhyrë në një proces, të cilin ia ka besuar votës.

Por sa mund të respektohet ky parim kur nga individë apo grupime të ndryshme, duke shfrytëzuar edhe situatat që kjo parti ka kaluar përgjatë vitit të fundit, po deformohet gara përmes ndërhyrjeve, sulmeve, përdorimit të aseteve të padeklaruara apo duke viktimizuar kandidatin që ato duan të shpallet fitues?
Me shumë gjasa rreziku që i vjen parimit të votës është shumë më i madh pikërisht nga kjo kategori, e cila as më shumë e as më pak po aplikon pikërisht atë fenomenin e shëmtuar të deformimit jo thjesht të votës, por të gjithë procesit. Dhe këtë po e bëjnë duke u shfaqur si viktima, si personazhe që iu dhimbset shumë “vota” dhe barazia mes kandidatëve, por që në fakt janë të gatshëm të mos pranojnë asnjë rezultat dhe të hedhin baltë mbi cilindo prej emrave fitues, nëse ai nuk është i preferuari i tyre.
Dhe ky është momenti kur dikush duhet të ndërhyjë, jo për të favorizuar një emër kundrejt tjetrit, por për t'u thënë ndal këtyre që s'kanë parime, s'kanë moral, s'njohin as votën, dhe tentojnë të fusin në kaos një proces që nisi si model dhe mund të mbyllet me turp./CNA.al
I frikësuar dhe panikosur nga dosja e spiunit, ish-pre...
Shehu i drejtohet Ramës: Panairi i Verës në Beograd fs...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pasi Qeveria i dha ...
Ilir Meta i PL-së ka dalë sot në një konferencë për mediat...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë të justifikoh...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Panairin e Verërave n...
Partia Demokratike ka ndarë grupet e punës që do të dr...
Enkelejd Alibeaj nuk heq dorë nga postet që ka. Së fundmi ...
Janë zbuluar dy emrat e deputetëve që i janë bashkuar grup...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e krye...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar skena...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë deklaratës për media...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me krye...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes së kryesisë, në ...
Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka rea...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur me z...
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë së shpejti, nd...
Më 5 shtator ditën e premte, kryetarja e Kuvendit Lind...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
Bëhet i gjallë pas shumë kohësh zhdukje Sekretari i Pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...