Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë të justifikohet duke treguar asryet pse ka paditur Autoritetin e Dosjeve.
Meta në panik, në deklaratë për mediat është shprehur se si mund të hetohet në një kohë kur kishte vetëm 24 orë që kishte përfunduar detyrën si President.
"Sot, kam depozituar pranë organeve të drejtësisë kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, lidhur me shkeljet flagrante dhe të qëllimshme, të ligjit nga ana e tyre, në shërbim të verbër të sulmeve politike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mua si ish-President I Republikës, dhe Kryetar i Partisë së Lirisë, forca e dytë opozitare në vend.
Anëtarët e AIDSSH kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale, të cilat janë:
1. Shpërdorim Detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Falsifikim i Dokumenteve shtetërore, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
3. Falsifikimi kompjuterik, parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal;
4. Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;
5. Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal;
6. Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal;
të kryera në bashkëpunim.
Anëtarët e AIDSSH:
1. Kanë kryer shkelje Flagrante të Ligjit të tyre Funksional.
Kanë shkelur Parimet e Funksionimit të tyre. Nenit 29/4: Ku shprehet se Personat e Verifikuar ne Komisionet e meparshme, nuk verifikohen me.
Gjithashtu, Autoriteti i Dosjeve ka shkelur edhe parimin e njohur kushtetues “Parimi i Sigurisë Juridike”.
Autoriteti i Dosjeve, pa asnjë kërkesë nga ndonjë Institucion Kushtetues (siç e përcakton ligji funksional), por duke marrë “urdhër” nga një “denoncim anonim”, nis procesin e riverifikimit të një figure publike ish – Presidenti i Republikës (figura më e lartë në hierarkinë e shtetit deri 24 orë përpara verifikimit të AIDSSH) dhe nxjerr “konkluzione shteruese” pa kryer kurrfarë hetimi objektiv, duke marrë plot 7 vendime në 24 orë, kur më e pakta me procedurë normale do duheshin 6 muaj.
Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj, ishte hetuar nga 2 komisionet Mezini-Bezhani, dhe nga vetë AIDSSH në vitin 2017.
2. Në Mënyrë të paligjshme vetë Autoriteti ka punuar dhe ka nxjerrë të dhëna dhe konkluzione, në kundërshtim të hapur me ligjin, mbi një dosje të pa deklasifikuar.
3. Ka arritur në konkluzione “shteruese” të manipuluara dhe të falsifikuara, duke lidhur me dashje emrin e Ish-Presidentit Ilir Metaj pa pasur asnjë material, dosje, indicie, të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur, në raport me organet e ish- Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike.
Sepse, në asnjë rast dhe në asnjë dokument, edhe të fallsifikuar, pjesë e dosjes së shtetasit F.T., nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj.
4. Vetë autoriteti në mënyrë skandaloze, përveçse ka vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin, bën cuditërisht propozime edhe për Kodin Zgjedhor.
Gjithë këto gjoja ndryshime ligjore, AIDSSH kërkon ti përdorë si alibi, për të justifikuar veprimet flagrante të paligjshme, të kryera sipas skenarit mafioz-politik kundër ish-Presidentit Meta, sot Kryetar i Partisë së Lirisë.
5. Gjithçka nisi nga një e-mail gjoja anonim, sepse ka qenë email me regji, i nisur vetëm 24 orë pas përfundimit të detyrës time si President i Republikës.
U hetua për 24 orë dhe duke shkelur cdo parim, cdo gjë, u arrit në konkluzione shteruese se I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës.
Pra, AIDSSH, paska hetuar bazuar mbi një email anonim, në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe për 24 orë ka konkluduar se bëhej fjalë për z. Ilir Metaj, ish-President I Republikës, pa pasur asnjë dokument, fakt, provë, të dhënë, apo indicie, që mund të lidhë figurën e z. Ilir Rexhep Metaj, me një nga kategoritë e cituara në ligj si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur nga sigurimi i shtetit.
Në faqen “3” paragrafi “III” të dokumentit të prodhuar nga Sigurimi i Shtetit, qartazi i manipuluar dhe fallsifikuar, citohet se:
“Nga informacioni i T.O. dt. 2.3.1989 del se objekti F.T. i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se: Kur denoncuesi e pyet nëse ka biseduar me ushtarin e Sarandës, objekti thotë: “…unë e di që atëherë.. por ai nuk e di muhabetin fare për atë punë.. ai tha që të arratisemi, të ikim. Po ka besë ai….”.
Nga verifikimi i përmbajtjes së deklaratës autentike me shkrim dore të shtetasit Filip Talo, të datës 09 Mars 1990, provohet në mënyrë shteruese se personat e vetëm që F.T. ka bërë biseda arratisje jashtë shtetit janë I.M dhe A.Z.
Dhe pikërisht biseda për “ushtarin e Sarandës” nga deklarimi i tij rezulton e qartë se është bërë me I.M.
Ky citim, pra përfshirja e emrit “Ilir Metaj” në këtë paragraf është qartazi një falsifikim flagrant”tha Meta./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Panairin e Verërave n...
Partia Demokratike ka ndarë grupet e punës që do të dr...
Enkelejd Alibeaj nuk heq dorë nga postet që ka. Së fundmi ...
Janë zbuluar dy emrat e deputetëve që i janë bashkuar grup...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e krye...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar skena...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë deklaratës për media...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me krye...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes së kryesisë, në ...
Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka rea...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur me z...
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë së shpejti, nd...
Më 5 shtator ditën e premte, kryetarja e Kuvendit Lind...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
Bëhet i gjallë pas shumë kohësh zhdukje Sekretari i Pë...
Krahas hetimit për lobimin në SHBA, SPAK-u ka nisur nj...
Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë D...
Deputet mbështetës të ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha...
Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë D...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...