web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 11 majit/ Voton kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

11 Maj 2025, 10:32, Politikë CNA

Zgjedhjet e 11 majit/ Voton kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka votuar sot në qendrën e tij të votimit, në ambientet e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Në një komunikim të shkurtër para gazetarëve, Berisha ndau një mesazh për qytetarët.

“Thirrje zemre për çdo qytetar, të votojnë, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për biznesin dhe fermën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend”,-tha Berisha.

I pyetuar a do t’i njohë zgjedhjet, Berisha e anashkaloi pyetjen e bërë nga gazetarët.

“Meqë më pyetet a do t’i njoh zgjedhjet, takova njerëz të sigurtë në votën e tyre. Do të kemi një ditë të dytë vere. Ndaj edhe thirrja ime është që të votojnë”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga