web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet për shkatërrimin e opozitës/ Mediu, takim me senatorin Kevin Cramer dhe Mike Lee

5 Shkurt 2025, 12:03, Politikë CNA

Sulmet për shkatërrimin e opozitës/ Mediu, takim me senatorin

Kreu i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me senatorin Kevin Cramer dhe Mike Lee në Uashington.

Mediu bën me dije se gjatë takimit është diskutuar mbi zgjedhjet e 11 majit si dhe sulmet që po merr opozita dhe përdorimin e shtetit dhe drejtësisë për qëllime politike, korrupsion masiv dhe përdorimin e krimit të organizuar për manipulimin e zgjedhjeve.

“Biseduam për situatën në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri përpara zgjedhjeve të majit. Sulmet për shkatërrimin e opozitës përdorimin e shtetit dhe drejtësisë për qëllime politike, korrupsionin masiv dhe përdorimin e krimit të organizuar për manipulimin e zgjedhjeve.

Po ashtu diskutuam për nevojën për ndërtimin e një partneriteti politik dhe ushtarak të vendeve të NATO-s në Ballkan, përfshi dhe Kosovën kundër konfliketeve të qëllimshme të sponsorizuar nga Rusia dhe Kina nëpërmjet Serbisë.

Bashkë me kolegët e parlamentit shqiptar u takuam me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt me të cilët kam organizuar Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan për Veprimet e përbashkëta mes Europës dhe Shqipërisë përballë kërcënimeve që vijnë nga Kina, Rusia dhe Irani”, bën me dije Mediu./ CNA





Lajmet e fundit nga