Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, prezantoi planin e transformimit dhe zhvillimit të Universitetit të Korçës.
Manastirliu tha se plani synon të profilizojë universitetin e Korçës. Kjo do të mundësojë sipas saj që programet e studimit të mund të orientohen drejt tregut të punës, por edhe zhvillimeve rajonale.
Lidhur me ndërkombëtarizimin e universitetit të Korçës, Manastirliu u shpreh se ky proces është pjesë e programit të transformimit dhe planit zhvillimor të universitetit të Korçës.
"Sot jemi në Korçë me rektorin e universitetit dhe kolegun Peleshi, gjithashtu edhe me profesorë të universitetit të Korçës dhe profesorë nga Diaspora, ku së bashku, si Ministri e Arsimit dhe sportit mbështetur edhe me fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim, do të prezantojmë planin e transformimit dhe zhvillimit të universitetit të Korçës.
Një plan i cili është hartuar me kontributin e të gjithë grupit të ekspertëve të angazhuar të cilët kanë në përbërje tre prej akademikëve tanë në Diasporë ku kontribojnë për këtë plan zhvillimor, i cili synon të profilizojë universitetin e Korçës, por dhe t'i japë një model që të drejtojë edhe zhvillimin për universitetet tona rajonale që të jenë më tërheqëse për studentët. Programet e tyre të studimit të mund t'i orientojnë drejt tregut të punës, por edhe zhvillimeve rajonale.
Ndaj, universiteti do të jetë një prej projekteve tona pilote për të filluar fazën e zbatimit të këtij plani transformues që do të synojë jo vetëm rishikimin në të gjitha programet e studimit për ciklet bachelor, master dhe doktoraturave, do të kemi synim të shkojmë drejt universitetit inteligjent ku pikërisht universiteti i Korçës do të orientohet drejt teknologjisë e zhvillimit bujqësor pa lënë mënjanë edhe programet e tjera që kanë të bëjnë me shkencat humane, duke ditur që këtu kemi qendra të cilat zhvillojnë jo vetëm aktivitete që lidhen me mësuesinë, por edhe në fushën albanologjike dhe të tjerë elementë të rëndësishëm që duam t'i forcojmë.
Pra, profilizimi bëhet me synim fuqizimin e universitetit dhe transformimin për të pasur studentë të cilët diplomat e tyre mund të afrojnë më shumë me tregun e punës në kohë sa më të shpejtë,por dhe të rrisim interesin e tyre jo vetëm tek te rinjtë e Korçës por edhe të rajonit e më gjerë, sepse në fokus të profilizimit të universitetit të Korçës për ta bërë universitet inteligjent, do të ketë edhe fokus për të rritur investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor, të laboratorëve për të ngritur qendra të ekselencës për t'i dhënë universitetit të Korçës atë transformim të nevojshëm për të optimizuar programet e kërkimit shkencor por dhe për t'i dhënë më shumë qasje rajonale."
Sa i takon uljes së numrit të studentëve të programeve prioritare që do të përfitonin pagesën sa rroga minimale, ministrja shprehet:
"Sa u përket kuotave të bursave sa paga minimale dhe programeve prioritare, ne jemi të angazhuar që çdo vit të kemi një mbështetje për studentët e programeve prioritare. Këtë vit ka pasur një riorganizim të mekanizmit që i përket mbështetjes me bursa sa paga minimale, të jenë 100 kuota studimi të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin siç është mësuesia, shkencat e natyrës, gjithashtu dhe bujqësia. Këto janë kuota të reja për universitetet, të mos harrojmë që kemi 210 studentë që përfitojnë bursat sa paga minimale, gjithashtu dhe studentë të ekselencës që bashkë me kuotat e reja të bursave do të shkojnë në 400 studentë."
Lidhur me ndërkombëtarizimin e universitetit të Korçës:
"Ndërkombëtarizimi është pjesë e programit të transformimit dhe planit zhvillimor të universitetit të Korçës ku programet e përbashkëta të studimit, diplomat dyfishe dhe hapja e kampuseve të universiteteve të tjera, është një prej objektivave tanë, ndaj ndërkombëtarizimi është pjesë e procesit të profilizimit duke qenë se synimi është jo vetëm krijimi i mundësisë për hapjen e programeve të huaja dhe dyfishe, por nga ana tjetër dhe sjellja e pedagogëve të cilët janë të huaj apo të Diasporës, për të qenë lektorë dhe pse jo për të drejtuar edhe departamente të ndryshme të universitetit."/ CNA
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka f...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjith...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka folur për aksionin opoz...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ndo...
Deputeti Flamur Noka ka folur me tone të ashpra për ma...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pasi Komi...
Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Çim Peka ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar përjashtimin ...
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u s...
Kryetari i Grupit i Parlamentar të PD-së, Gazment Bard...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, fo...
Kryetari i Grupit i Parlamentar të PD-së, Gazment Bard...
Pas tensioneve të shkaktuara ditëve të fundit para Kuv...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar m...
Ministri i Shtetit pë Marrëdhënien me Parlamentin, Tau...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerës...
Në më pak se gjysmë ore, ka përfunduar seanca parlamentare...
Deputetët e opozitës kanë mbërritur 1 orë para seancës në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...