web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sot u vendos një gur kilometrik"/ Bjerre: Shqipëria të vazhdojë punën, Danimarka do të bëjë çmos për zgjerimin

16 Shtator 2025, 09:56, Politikë CNA

"Sot u vendos një gur kilometrik"/ Bjerre: Shqipëria të

Ministrja e Çështjeve Europiane të Danimarkës, Marie Bjerre, tha se reformat e Shqipërisë kanë treguar se vendi e sheh të ardhmen në Bashkimin Europian.

Bjerre tha se sot është vendosur një gur kilometrik dhe se Danimarka do të bëjë çmos për ta çuar përpara zgjerimin.

Ministrja daneze tha se Shqipëria duhet të vijojë punën më tej.

 

“Konferenca e sotme dëshmoi se zgjerimi po ecën përpara dhe tregon se reforma të vërteta sjellin rezultate të vërteta. Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhmen e saj në Europë, ju po jepni rezultate dhe meritoni që këto t’u njihen. Ka ende shumë punë, por sot është një gur kilometrik dhe drejtimi është i qartë.

Danimarka do të bëjë çmos për të çuar përpara zgjerimin, mbetet thelbësore që vendet kandidate të bëjnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit. Shqipëri, vazhdoni më tej me punën e mirë”, deklaroi Bjerre./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga