Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Alba Kepi ka deklaruar se Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj po kryejnë krimin e radhës.
Kepi ka denoncuar se Veliaj po kërkon që Klubin Tirana ta kthejë në një Qendër Sportive drejtuar nga një Bord Drejtorësh.
Gazetarja dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak, Alba Kepi thotë se, ky veprim është një tjetër akt kriminal ndaj qytetit për ta shndërruar sportin dhe skuadrën autoktone në një biznes dhe aferë kompanie me borde drejtorësh si 3D, 4D, 5D, 6D, djegësat.
Kepi thekson se gjithçka kryhet në kundërshtim katërcipërisht me ligjin e sportit, i cili përcakton se asnjë klub sportiv nuk mund të drejtohet nga një bord drejtorësh, por nga një Asamble ekzekutive anëtarësh.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak është shprehur se Klubi i Tiranës i duhet Veliajt për riciklimin e parave të pista, për stadiumin Selman Stermasi, që duan ta bëjnë kullë dhe për të fundosur historinë bardhë e blu.
Denoncimi i Alba Kepit
Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj Erjon Veliaj po kryejnë krimin e radhës në qytet.
Pasi shkatërruan historinë e qytetit, identitetin e tij, artin, kulturën, trashëgiminë kombëtare, kinematë, pasurinë monumentale dhe tokat e autoktonëve, sot në Këshillin Bashkiak pritet të merret vendimi i radhës për ta kthyer Klubin Sportiv Tirana në një Qendër Sportive drejtuar nga një Bord Drejtorësh.
Është një tjetër akt kriminal ndaj qytetit për ta shndërruar sportin dhe skuadrën autoktone në një biznes dhe aferë kompanie me borde drejtorësh si 3D, 4D, 5D, 6D, Djegësat etj.
Gjithçka kryhet në kundërshtim katërcipërisht me ligjin e sportit, i cili përcakton se asnjë klub sportiv nuk mund të drejtohet nga një bord drejtorësh, por nga një Asamble ekzekutive anëtarësh.
“Në kundështim të plotë me legjislacionin me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001 ‘Për organizatat jofitimprurëse’, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 80, datë 24.06.2021 ‘Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse’, të ndryshuar, ligjit nr. 79/2017 ‘Për sportin’”, siç thekson dhe analiza e ekspertëve të Departamentit të Sporteve pranë Partisë Demokratike.
Gjithçka po bëhet pa informuar Klubin e Futbollit, i cili është 50% ortak bashkë me Bashkinë.
Si këshilltare bashkiake, kam denoncuar çfarë po ndodh që në mbledhjen e muajit shtator të Këshillit Bashkiak.
Sot, në mbledhjen e tetorit, jemi para aktit të kryer, se me forcën e kartonit pushteti socialist do të aprovojë aferën e radhës për xhepat e klientelizmit të tyre, investitorëve strategjik të Partisë dhe oligarkisë që pastron paratë e grupeve kriminale.
Klubi i Tironës i duhet për riciklimin e parave të pista, për stadiumin Selman Stermasi, që duan ta bëjnë kullë dhe për të fundosur historinë bardhë e blu.
Tirona nuk është thjesht skuadër; është frymë dhe himn i autoktonëve kundër çdo diktature.
Në shkallët e stadiumit, tifozët bardhë e blu nisën revolucionin antikomunist, dhe në këto shkallë ushtojnë edhe sot thirrjet “Rama Ik - Veliaj në qeli, Poshtë Diktatura”.
Ndjeshmëria ndaj këtij vendimi është jo vetëm si autoktone, jo vetëm si tifozë, jo vetëm si këshilltare opozitare, por edhe sepse klubi i Tironës ka qenë pjesë e pandashme e jetës time. E vesha këtë fanellë qysh e vogël si thirrje gjaku, e vesha këtë fanellë të babait tim, i cili ka shkruar historikun e këtij klubi dhe që e gjeni edhe në portalin zyrtar të KS Tirana. Tirona është amanet!
Është histori e krenari e sportit shqiptar. Larg duarve nga Sporti!
PS. Historia jonë, historia bardhë e blu, Autor Bedri Alimehmeti.
15 gusht 1920, dita kur një grup intelektualësh tiranas, me në krye: Bahri e Said Toptani, Stefan Shundi, Anastas Koja, Anastas Shundi, Irfan Gjinali, Reshat Tafalla, Jonuz Tafaj etj., mbledhur në kafe “Kursal”, vendndodhja e së cilës ka qenë në qendër të Tiranës, gati ballë për ballë me godinën e Bankës, formuan Sport Klub Tirana.
Pas këtij akti, u hartua programi, statuti dhe u caktua emblema, që kishte rrënjët në bardheblunë e flamurit të oxhakut toptanas dhe në thellësitë oqeanike të genit tiranas, që karakterizohet nga bardhësia e shpirtit dhe çiltërsia e ndjenjave qiellore. U caktuan kuotizacionet e anëtarëve. Të gjitha familjet tiranase sipas dëshirës e mundësive kontribuan financiarisht për Sport Klubin Tirana. Sidomos tregtarë të njohur derdhën të ardhura të konsiderueshme në arkën e klubit (mes tyre stërgjyshi im).
Në një mbledhje tjetër të kryesisë, zhvilluar pak ditë më vonë, iu kërkua, nëpërmjet një shkrese bashkisë, drejtuar konkretisht kryetarit z. Fuat Toptani, madje njëkohësisht e njëjta kërkesë iu paraqit edhe kryeministrit të asaj kohe z. Sulejman Delvina, leja për caktimin e një sheshi, ku Sport Klub Tirana të ushtronte normalisht aktivitetet e veta sportive. Interesimi i vetë kryetarit të bashkisë së asaj kohe, z. Fuat Toptani, bëri të mundur dhënien me qira të truallit në Shallvare./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar lirimin e protestuesv...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen për ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Programin Komb...
Ushtari i Lulzim Bashës vazhdon avazin në shërbim të k...
Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane i ...
Deutsche Welle ka pasqyruar protestën e 7 tetorit, ku opoz...
Protestat e zhvilluara nga PD por edhe veprimet kundër...
Partia Demokratike zhvilloi më 7 tetor protestën kundë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD-së nuk kanë lejuar që ...
Deputetja Albana Vokshi ka komentuar protestën e një d...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë videon k...
Një ditë pas protestës, kryetari i PL-së, Ilir Meta, t...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar gjoba për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi k...
Mbrëmjen e djeshme u mbajt protesta kombëtare e Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri t...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka rea...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...