web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shefja e OSBE-ODIHR "zbarkon" në zyrën e Metës/ Takim "kokë më kokë" dhe me Berishën

17 Prill 2023, 11:02, Politikë CNA
Shefja e OSBE-ODIHR "zbarkon" në zyrën e Metës/ Takim
Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover

Shefja e misionit të vëzhguesve për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover, po zhvillon një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Mësohet se pas këtij takimi, Glover do të ketë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi mësohet se do të realizohet në orën 13:00, në selinë e PD-së.

Gjatë një deklarate të mëparshme, Glover theksoi se ndërkombëtarët janë të përqendruar te zgjedhjet e 14 majit.

Ajo është shprehur se do të takojë cilindo përfaqësues të partive që do të jenë pjesë e zgjedhjeve vendore.

Glover nënvizoi se gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë dhe të ketë transparencë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga