web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rilindja” e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”/ Rama: Së shpejti të zhvillohen finalet e ndeshjeve europiane

16 Tetor 2025, 11:02, Politikë CNA

“Rilindja” e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”/

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm paraditen e sotme në Konkursin Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Në fjalën e tij gjatë në prezantimit të projekt-ideve për këtë ambient dedikuar sportit, Rama theksoi rëndësinë e rikthimit të hapësirës së këtij pallati si në kohën kur ishte një godinë e pazëvendësueshme.

Rama ndau edhe një synim lidhur me këtë projekt, që shumë shpejt të mirëpresë finalet e ndeshjeve më të rëndësishme sportive europiane.

“Dua të shpreh kënaqësinë që në sallë janë disa nga emrat nga koha kur tifozët dhe kompeticioni i garës së pallatit ishte i pazëvendësueshëm. Duam t’i rikthejmë hapësirën 'Asllan Rusit'. 

Jam shpresëplotë se lëvizja e re sportive që po rritet vit pas viti, nën kujdesin e komunitetit olimpik, do të furnizojë këtë pallat të sportit me prurje të reja dhe yje të rinj.

Shqipëria është në kohën kur synon shumë lart në pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare. 

Synimi është për të luajtur në Shqipëri finalet e kupës së kampionëve të Europës, nuk është i paarritshëm. Kemi pasur kontakte, janë interesuar për kapacitetet. Shpresoj që ky pallat të na japë mundësi të kemi këtu edhe finalen e ndeshjeve më të larta europiane”,-tha Rama./CNA





Lajmet e fundit nga