web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i PISA-s/ Manastirliu: Kemi analizuar me kujdes se çfarë duhet të bëjmë

11 Janar 2024, 10:41, Politikë CNA
Raporti i PISA-s/ Manastirliu: Kemi analizuar me kujdes se çfarë
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë analizës së arsimit për vitin 2023 nuk la pa përmendur edhe raportin e PISA-s për arsimin në Shqipëri. 

Ajo nënvizoi se janë marrë parasysh të gjitha përfundimet e PISA-s dhe po punohet për të përmirësuar problematikat. 

"Analizuam rezultatet e PISA-s mbi çfarë ne duhet të bëjmë më shumë mbi proceset e administrimit, mbi stafet, përgatitjen e nxënësve. Do të vijojmë me testet model. Kemi analizuar me kujdes se çfarë duhet të bëjmë më shumë. Për të herë të parë do të kemi një vlerësim për mësuesit për matjen e nivelit profesinal të mësuesve", u shpreh Manastirliu. 

Raporti i PISA-s i publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar nxori në pah shumë probleme në arsimin shqiptar. 

Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” Shqipëria  u rendit në vendin e 62-të, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim.

Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018, Shqipëria u pozicionua në vendin e 61-të./CNA 





Lajmet e fundit nga