web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama, thirrje bizneseve: Rrisni pagat

24 Prill 2023, 13:14, Politikë CNA
Rama, thirrje bizneseve: Rrisni pagat
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar bizneseve që të rrisin pagat, pasi momenti në të cilin ndodhet vendi është kritik.

Ai tha se të gjitha vendet e Europës ndodhen në një moment kritik pasi po ngrihet alarmi për mungesë të punonjësve të krahut të punës.

Rama tha se qeveria i ka matur shumë mirë hapat duke ecur ngadalë në procesin e rritjes së pagave.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria kishte pagat më të ulëta në rajon dhe tani renditet e treta.

Ai tha se pa shkuar paga mesatare në 60 mijë lekë ai nuk mund të flejë gjumë.

Më the ai u bëri thirrje operatorëve turistikë që të mos deklarojnë punonjësit me pagë minimale.

“Thirrje bizneseve që të ndjekin shembullin e më të mirëve dhe të vazhdojë rritjen e pagave sepse momenti është shumë kritik. Të gjitha shtetet e Evropës janë në një moment të vështirë. Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krah pune , pasi nuk ka më në Gjermani”, është shprehur Rama. / CNA.al





Lajmet e fundit nga