Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Kryeministri Rama zhvilloi në Berlin një takim me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, si dhe botues e drejtues të revistave prestigjioze për turizmin, në një diskutim mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, turistëve të saj, si edhe përmes promovimit në tregun gjerman të potencialeve të jashtëzakonshme turistike dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.
Në nisje të takimit, mikpritësi i eventit u shpreh se Shqipëria ka zgjuar ndjeshëm interesin e turistëve gjermanë, i cili vitin e kaluar u rrit me 60 %, krahasuar me periudhën e para COVID-it, duke theksuar se Shqipëria është qartësisht një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë.
“Të nderuar ministra, miq, nuk është hera e parë kjo, që Shqipëria më befason. Sinqerisht dija shumë pak për vendin tuaj. Kur u takuam për herë të parë më treguat një anekdotë të shkurtër që shpresoj ta kujtoj si duhet, në të kundërt do duhet të më korrigjoni ju më vonë në fjalën tuaj. Në qoftë se dikush troket në derën e shqiptarit do trajtohet si mik dhe i ftuar. M'u duk kjo frymëzuese, m'u duk përmbledhja e përsosur për Shqipërinë.
Faktikisht besoja se e kisha zbuluar unë Shqipërinë për gjermanët. Kur kontrolloj shifrat në Holidaycheck mësoj që nuk jam i fundit, por absolutisht as i pari që e kam zbuluar Shqipërinë.
Trafiku në faqen tonë të internetit vitin e kaluar tregoi se interesi për Shqipërinë u rrit me më shumë se 60%, krahasuar me periudhën e para COVID-it.
Shqipëria qartësisht është një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë. Besoj që nisja e bashkëpunimit në turizëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë është një përputhje e shkëlqyer".– u shpreh ai.
Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit u dakordësuan se Shqipëria ka një potencial të shkëlqyer në tregun gjerman dhe treguan interes për atë çfarë mund të ofrojë turizmi shqiptar në të ardhmen.
“Unë përfaqësoj operatorët e vegjël turistikë dhe agjencitë e udhëtimit në Gjermani dhe jam shumë i interesuar të dëgjoj më shumë për vendin tuaj” – u shpreh njëri prej tyre.
“Jam kryeredaktor i 'Travel Book' që është revista më e madhe e udhëtimeve 'online' në Gjermani dhe si çdo gazetar jam shumë, shumë kureshtar për Shqipërinë dhe çfarë vjen më pas për të.” – u shpreh një tjetër përfaqësues i një prej revistave më të mirënjohura në fushën e turizmit.
Ndërsa Kryeministri Rama, teksa mori fjalën, u shpreh mes të tjerash se objektivi i qeverisë shqiptare për vitin 2030 është që Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm.
“Më lini t’ju them se kurrë, asnjëherë, nuk ma kishte marrë mendja të kisha kënaqësinë edhe të isha me kaq shumë gazetarë që nuk interesohen për politikën, por për jetën. Kjo është e jashtëzakonshme dhe faleminderit për këtë!
Së dyti, kurrë nuk do ta kisha imagjinuar të nisesha për të drekuar me 4 vetë dhe aty gjeta 40 vetë. Kjo është shenjë e mirë, ndoshta Gjermania po ngrohet.
Së treti, Gjermania po thyen protokollet. Është një shenjë vërtetë e mirë.
Sot erdha se më në fund, ne kemi, jo vetëm një prezencë shumë të mirë këtu, por kemi çka të tregojmë dhe çfarë të themi për t’i ftuar njerëzit të vijnë.
Ka qenë një rrugë e gjatë. Na u desh ta nisnim nga një pozitë vërtetë e keqe dhe praktikisht me shumë paragjykime që duhet t’i luftonim. Nuk ka përfunduar, por fakti që jeni këtu tregon se kemi ecur në drejtimin e duhur.
Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo bregdetin e bukur apo malet e jashtëzakonshme, por ka edhe mikpritje e mirëfilltë dhe atmosferën e ngrohtë brenda saj.
Ne ia dolëm. Turizmi ynë po rritet. E kemi nisur nga zeroja e tashmë kemi më shumë se 260 destinacione agroturistike e po përmirësohen më tej.
Kur vjen fjala për të huajt, Shqipëria është vendi më i mirë dhe i mrekullueshëm, sepse ju trajtoheni si në shtëpinë tuaj.
Shifrat e turizmit po rriten gjithandej në çdo vend, nga çdo vend. Aeroporti ynë është i pari në Europë pas pandemisë që është ringritur me 123% vitin e kaluar që janë të dhënat zyrtare të agjencisë euoropiane të transportit ajror.
Hotelet po ndërtohen ditë pas dite natyrisht duhet të bëjmë më shumë për turizmin e nivelit të lartë. E kemi nisur, por na duhet të bëjmë më shumë në turizmin luksoz, ndërkohë që kemi punuar shumë për të bërë një analizë të mirë të legjislacionit të vendeve fqinje dhe po bëjmë një ligj që do të jetë shumë më tërheqës për investuesit.
Të zhvillosh turizmin është një ambicie shumë, shumë e madhe dhe është po kështu edhe një sfidë e madhe sepse na duhet të jemi të ekuilibruar midis zhvillimit dhe mbrotjes dhe konservimit.
Praktikisht gjatë viteve të fundit kemi rritur masën e zonave të mbrojtura.
Kemi një ngjarje mjaft të madhe në javët që vijnë, që ka të bëjë me deklarimin e lumit tonë Vjosa, Park Kombëtar.
Është shumë, shumë i rëndësishëm si lumë për Europën se thonë që është lumi i fundit i egër në Europë. Sigurisht që ka mbetur i fundit sepse të tjerët u kthyen nga 'tigra' në 'mace' për t’i shërbyer ekonomisë europiane, por tani Europa na kërkon ne që ta ruajmë lumin e fundit të egër dhe edhe ne duam që ta ruajmë. Lumi mund të jetë një potencial shumë i madh për turizmin dhe ne do ta ruajmë. Sigurisht kanë thënë që duhet të investojmë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë çka investojmë në turizëm sepse duhet të shkojmë gjithmonë e më tepër drejt një turizmi që është luksoz dhe i bazuar në natyrë, jo luksoz sipas stilit të vjetër.
Nuk është e lehtë, por ne po përpiqemi. Shpresojmë dhe objektivi ynë për 2030-ën është të jemi kampionët e Ballkanit në turizëm. Sigurisht kur themi në Ballkan nuk e kemi fjalën për Greqinë dhe Kroacinë, që të jemi të qartë, as për Turqinë. Por duam shumë që të jemi kampionë dhe të tejkalojmë vende të tjera. Në vitin 2029, ne do të jemi eksportues neto të energjisë, pra do të plotësojmë vetë nevojat tona.”– u shpreh Kryeministri Rama.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është takuar sot me sekre...
Pas takimit me Damian Gjiknurin në selinë rozë, ambasa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është takuar me kreun e PAA-së...
KQZ është mbledhur sot për shqyrtimin e disa projektvendim...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, k...
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka folur...
Pazari i analistëve të darkës që bëjnë sikur kuptojnë ...
Dyshime të forta janë hedhur ditën e sotme për kanidid...
Dy ditë më parë CNA.al publikoi një investigim për kreun e...
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka ngritur akuza m...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, e ka q...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është ri...
Kreu i PL-së, Ilir Meta është alarmuar për nivelin e a...
Deputeti Dash Sula nuk është përmbajtur ndaj kryetarit të ...
Në zonën e "Liqenit tëThatë", kandidati për Bashkinë e Tir...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë panairin më të madh t...
Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha është shprehur se...
Ervin Salianji, deputeti “Babale" apo i video skandali...
Kreu i partisë Demoklratike, Sali Berisha gjatë takimit me...
Në ditën e mësuesit, Zëvendës kryeministrja njëherësh mini...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...