web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-protestuesve: Nuk duhet të kërkohet largimi i qeverisë, hesapi në tavolinë

9 Qershor 2026, 21:05, Politikë CNA

Rama-protestuesve: Nuk duhet të kërkohet largimi i qeverisë,

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit të 35-vjetorit të PS-së në Fier, u shpreh edhe lidhur me protestat, që kanë hyrë sot në ditën e 10-të.

Duke folur para socialistëve, Rama duhet se gjeti rastin për të përcjellë edhe një mesazh drejtuar qytetarëve në shesh.

Sipas Ramës, protestuestit nuk duhet të kërkojnë largimin e qeverisë për çështjen e Zvërnecit, por të kërkojnë llogari ndaj qeverisë përmes negociatave.

“Ne kemi inventarin dhe këtë e dinë të gjitha institucionet që merren me jetën e egër. Hesapi gjendet duke u ulur dhe duke kërkuar transparencë. Nuk mund të përdoret kjo teknikë dhe të thuhet nuk ka negociata, largohu. Nuk duhet të kërkohet largimi i qeverisë, por hesapi për flamingot të kërkohet në tryezë. Duhet të kërkohet hesap, jo në këtë formë brutale, për Shqipërinë që është një vend i mbrojtur”, -tha Rama./CNA





Lajmet e fundit nga