GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal sot në një koment të gjerë sa i takon situatës politike në vend.
I ftuar në ‘Syri Tv’, Mediu u shpreh se integrimi europian i Shqipërisë ka qenë busulla orientuese e gjithë politikës sonë të jashtme, por edhe e politikës së brendshme, por deri diku bie ndesh me largimet e shumta nga vendi të shqiptarëve.
Mediu hodhi akuza se krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme, të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë.
Mediu shtoi se në vend ekzistojnë një sërë problematikash, nga propaganda, te realiteti i shifrave e deri te liria e medias, elementë që sipas tij, janë trajtohen ndryshe si pjesë e demagogjisë së kryeministrit Edi Rama.
“Integrimi europian i Shqipërisë ka qenë busulla orientuese e gjithë politikës sonë të jashtme, por edhe e politikës së brendshme, sepse ato janë të ndërthurura me njëra-tjetrën. Gjithashtu, ai ka qenë në thelb të interesit tonë kombëtar. Megjithatë, më lejoni që, përpara se t’i referohem qëndrimeve të vendeve të Bashkimit Europian, ne si shqiptarë të shohim realitetin: a jemi ne afër Europës apo larg saj?
Fakti që miliona shqiptarë janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian, sidomos gjenerata e re dhe profesionistët, dhe që Shqipëria po plaket gjithnjë e më shumë, tregon situatën. Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë përmasa të jashtëzakonshme, të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë. Shqiptarët nuk gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre, si e drejta e pronës dhe e drejta e votës; nuk kanë siguri juridike dhe nuk ka një sistem kushtetues funksional. Jemi kthyer në një qeverisje që kontrollohet nga një njeri i vetëm. Nuk kemi më asnjë institucion kushtetues që të ketë marrë vendime pa pasur qëndrimin dhe vendimin e Edi Ramës, i cili nuk respekton as Kushtetutën dhe as ligjin. Kjo tregon se ne jemi shumë larg integrimit europian.
Megjithatë, për t’ju kthyer pyetjes suaj, mendoj se tashmë ka një shqetësim të qartë nga vendet e Bashkimit Europian, të cilat nuk mund të pranojnë më demagogjinë e qeverisë së Edi Ramës. Është e qartë se Shqipëria ka probleme shumë thelbësore, sidomos lidhur me IBAR-in, në kapitujt 23 dhe 24, që janë shumë të rëndësishëm dhe kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat, gjyqësorin dhe zhvillimet institucionale në vend.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, jo propagandës, por realitetit të shifrave dhe të implementimit, vendet e Bashkimit Europian kërkojnë veprime konkrete nga ana e qeverisë dhe institucioneve shqiptare për të zbatuar detyrimet. Por këto nuk kanë ndodhur. Kemi probleme me gjyqësorin dhe pavarësinë e tij; kemi kontroll të gjyqësorit nga ana e mazhorancës dhe përdorim të tij për interesa politike, gjë që është evidentuar edhe në raportin e OSBE-ODIHR-it përpara zgjedhjeve. Kemi cenim të lirisë së zgjedhjeve në Shqipëri. Raporti i OSBE-ODIHR-it është shumë i qartë: qeveria, në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe përmes përdorimit të parave të taksapaguesve, ka manipuluar zgjedhjet. Kemi një parlament tërësisht inekzistent, në varësi të Edi Ramës.
Po ashtu, kemi probleme serioze sa i përket bllokimit të luftës kundër korrupsionit nga vendimet e qeverisë. Ka akte të mëdha korruptive që nuk lidhen vetëm me shpërdorimin e financave, por edhe me cenimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe të partnerëve tanë në NATO dhe Bashkimin Europian. Një tjetër problem i madh është liria e medias, ku ka presion politik, kontroll ekonomik dhe marrëdhënie klienteliste; mbi 90% e mediave, sipas pretendimeve, kontrollohen nga qeveria. Gjithashtu, ekziston një polarizim i qëllimshëm politik për shkak të politikave të ndjekura, që synojnë përjashtimin dhe dobësimin e opozitës.
Të gjitha këto rrethana kanë krijuar një skepticizëm të madh sa i përket procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Kjo është e papranueshme dhe dëmton rëndë interesat tona kombëtare dhe qytetarët shqiptarë.
Kanë qenë dy shtete që kanë qenë në vijën e parë të integrimit europian nga Ballkani Perëndimor: Mali i Zi dhe Shqipëria. Për një periudhë, Mali i Zi pati një pauzë për shkak të ndikimeve politike nga Serbia dhe Rusia, që binin ndesh me frymën e integrimit europian. Megjithatë, në kuadrin e ndryshimeve gjeopolitike dhe nevojës për zgjerimin e Bashkimit Europian, u krijua një moment i favorshëm edhe për Shqipërinë. Ky moment nuk u shfrytëzua, pasi u trajtua më shumë në mënyrë demagogjike.
Në praktikë, Shqipëria nuk është larg realiteteve që shihen në vende si Rusia apo Serbia, sa i përket trajtimit të institucioneve, ligjeve dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Vendimet e fundit për të penguar veprimet e prokurorisë kanë krijuar bindjen në Bashkimin Europian se jo vetëm ekziston korrupsioni, por mungon edhe vullneti për ta luftuar atë.
Kjo situatë përbën një frenim të procesit të integrimit, në dëm të Shqipërisë. Nuk duhet pritur që Edi Rama të ketë vullnet real për anëtarësimin në Bashkimin Europian, pasi ky proces kërkon zbatimin e rregullave të shtetit të së drejtës. Shkelja e tyre nuk është e paqëllimshme, por lidhet me ruajtjen e pushtetit dhe kontrollin e shoqërisë.
Së fundi, edhe letra e përbashkët e Edi Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, drejtuar opinionit europian, u pa si një veprim i papërshtatshëm, që vendos një linjë të përbashkët të politikës së jashtme me Serbinë. Kjo, sipas kritikëve, dëmton jo vetëm procesin e integrimit të Shqipërisë, por edhe interesat e Kosovës, duke krijuar një balancë të padrejtë në raport me Serbinë”,-deklaroi Mediu./CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje të reja nga aksioni ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë pë...
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në njësinë 12 në Tiranë,...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Asambl...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ishte i pranishë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një konferencë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i futar në Top ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në Top ...
Aktivisti Aulon Kalaja në një dalje televizive shtë ndalur...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblen...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, d...
Pas debateve të ashpra dhe situatës së krijuar në sallë, d...
Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, mazhoranca ...
Mes tensioneve të shumta në seancën e sotme parlamentare n...
Në ceremoninë e 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në S...
Ka nisur në Kuvend seanca e sotme plenare. Deputeti i P...
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me studentët u...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një b...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...