EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kryeministri Edi Rama foli dje në Prishtinë për Gjykatën Speciale, gjatë fjalës në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama sulmoi Gjykatën Speciale që selinë e ka në Hagë dhe kërkoi që të ngrihet një mision verifikimi dhe të bëhet një rezolutë kundër saj.
Gjithashtu, kreu i qeverisë propozoi që rezoluta të depozitohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa u zotua se Partia Socialiste do ta miratojë.

“Unë nuk rri dot po ashtu, pa ua thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nisëm për t’ju kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim.
Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim gjerësisht i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është një gjëmë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, as vetëm për Republikën e Kosovës por për vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo Republikë përmes përfaqësuesve të saj në këtë sallë ja dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën dhe prandaj nuk mund të lihet, sipas meje, në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh nga më fisnikët, deri tek më politikët që ajo gjëmë, nëse është gjëmë, ta bëjë dëmin e vet deri në fund.

Gjithsesi unë dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë, që nëse Kuvendi i Kosovës kurdo qoftë do e merrte nismën për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale dhe për të ndarë me to dyshimin e arsyeshëm për cënimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë t’i bashkohej dhe Kuvendi i Shqipërisë, unë nuk flas dot për të tjerët, por veç për forcën time politike. Partia Socialiste do ta angazhojë pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi kryeministi.
Pra, Rama po kërkon të çmontojë Gjykatën Speciale, duke dalë kështu edhe kundër standardeve të BE-së.
BE ka shprehur mbështetje për punën Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, njësoj si edhe për SPAK-un.

Gjithashtu, BE ka shprehur edhe gatishmëri për ta ndihmuar Gjykatën Speciale, por kreu i qeverisë shqiptare ka dalë me shpatë në dorë kundër saj.
Tani Edi Ramës i ka mbetur vetëm të shpallë Fatmir Xhafajn dhe komisionin e tij të përkohshëm palamentar si udhëheqës për çmontimin e tribunalit të Hagës.
Duke qenë se me SPAK-un nuk po ia del, po çmonton strukturat e drejtësisë më të vjetër në Europë, për të ardhur më pas në Tiranë, për të çmontuar SPAK-un./ CNA
Këtë të shtunë po zhvillohet dita e dytë e trajnimit p...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Teksa po afrojnë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, zv...
Diaspora në mbështetje të PD-së ka organizuar një prot...
Drejtuesi Politik i degës 7 të Partisë Demokratike, Gr...
Strukturat e degës 7 të Partisë Demokratike kanë ndezu...
Argita Malltezi, në një konferencë me gazetarët, ka deklar...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thu...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar dokumentin e Kësh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e ...
Policia nuk ka marrë masat për të bllokuar qarkullimin...
Aktori Neritan Liçaj u ka bërë thirrje efektivëve të polic...
Policia nuk ka bllokuar aksin pranë Bashkisë së Tiranës te...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...