web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dega 7 në Tiranë ndez motorët/ Këlliçi: Nuk ka njeri që të na rezistojë përballë

20 Dhjetor 2024, 17:57, Politikë CNA
Dega 7 në Tiranë ndez motorët/ Këlliçi: Nuk ka njeri
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi

Strukturat e degës 7 të Partisë Demokratike kanë ndezur motorët për fushatën dhe aksionin opozitar.

Të pranishëm në takimin me strukturat kanë qenë drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu dhe drejtuesi i degës, Grigels Muçollari.

Këlliçi u shpreh optimist dhe vuri theksin se situata politike ka ndryshuar. Sipas tij, ka një moment pozitiv për PD-në dhe në rrafsh ndërkombëtar.

“Ne kemi të gjithë mundësitë që të futemi në zgjedhje të qartë me një objektiv, për të fituar zgjedhjet. A kemi punë përpara? Pafund! A kemi lodhje, mund, stërmundim? Pafund! Por situata politike ku jemi është krejt ndryshe se po e ndamë mendjen nuk ka njeri që të na rezistojë përballë”, theksoi drejtuesi i PD-së për Tiranën.

Ndërkohë, Klevis Balliu theksoi nevojën për rezistencë dhe protestë, si e vetmja mënyrë për të arritur objektivat e opozitës./ CNA





Lajmet e fundit nga