EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po forcon përgatitjet për sezonin e verës dhe sfidat që sjell ndryshimi i klimës, përmes investimeve në teknologji të avancuar, rritjes së kapaciteteve ajrore dhe shtimit të masave parandaluese në terren.
Kryeministri bëri të ditur se Akademia e Forcave Ajrore, e çelur tashmë zyrtarisht, do të nisë së shpejti edhe fizikisht nga Vlora, ku do të trajnohen pilotët e rinj dhe do të rriten më tej kapacitetet e flotës.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për shtimin e flotës së dronëve, përfshirë dronë me kamera termike për monitorim në kohë reale të pyjeve dhe kapjen e hershme të sinjaleve të zjarreve, si dhe dronë të specializuar për mbjellje automatike, të cilët po vlerësohen si pjesë e strategjisë për rehabilitimin e zonave të dëmtuara.
Në vijim, Kryeministri u ndal edhe te përvoja e vendeve të tjera që përballen me të njëjtat sfida, si Greqia, Italia dhe vendet e tjera të rajonit.
Sipas Ramës, edhe pse Bashkimi Evropian ka bërë investime të rëndësishme në sistemet e mbrojtjes civile, humbjet e këtij viti kanë qenë ndër më të mëdhatë në histori.
“Çdo ditë, duke bërë ato punët e vogla në territoret e pyjeve, jemi më të përgatitur për momentin kur të vijë koha e verës.
Është një armik i ri i njerëzve, i planetit dhe i gjithë njerëzimit ndryshimi i klimës dhe gjithmonë e më shumë po bëhet një shqetësim global.
Teknologjinë do të vazhdojmë ta fuqizojmë, padiskutim.
Së shpejti do të hapet edhe fizikisht pasi është çelur tashmë Akademia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë përgatitja e pilotëve të rinj, si dhe do të rriten kapacitetet e flotës.
Këtu jemi në një qendër që flet vetë për mënyrën se si është transformuar flota jonë e helikopterëve.
Duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë, qoftë me prokurimin e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe për të kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, si dhe jemi duke vlerësuar propozime për dronët që bëjnë mbjelljen.
Nuk harroj dhe nevojën që të pasurojmë flotën tonë edhe me avionë zjarrfikës.
Kemi nevojë dhe kemi filluar punën për sistemet e alarmit, duke krijuar qendrat e kontrollit për reagim të shpejtë.
Këto janë pikat rreth të cilave përmblidhet gjithë përpjekja e përbashkët.
Arsyeja që jemi këtu është për të dhënë një sinjal: sot zjarret janë në horizont, por koha për t’u përballur me to është e çmuar dhe nuk është e gjatë është e shkurtër.
Çdo ditë, sipas detyrave, duhet të bëjmë pjesën tonë dhe duhet të bëjmë punën tonë, sepse kemi mundësi.
Nuk kemi mundësi të ndalojmë zjarret, por kemi mundësi të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm.
Për këtë arsye, e kam ndjekur gjithë procesin e masave dhe të ndërhyrjeve që kanë ndërmarrë vendet e tjera,duke filluar nga Greqia, që e ka problemin kronik dhe që ka bërë investime masive në të gjitha drejtimet për të rritur rezistencën dhe për të ulur nivelin e dëmit te Italia apo ndonjë vend tjetër në rajon.
Megjithatë, kur vjen puna te sezoni i zjarreve, prapë e shohim sa e vështirë është.
Europa dhe BE-ja kanë bërë shumë investime në sistemin e mbrojtjes, por humbjet e këtij viti kanë qenë humbjet më të mëdha historike”, tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në aktivitet...
Kryeministri Edi Rama, në një takim për transformimin e fo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjithë ata që ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, k...
Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen...
Ilir Kulla është këshilltar i jashtëm i Presidentit Ba...
Hajde kuptoje Erion Braçen. Ka bërë një status të gjatë ku...
Deputeti Erald Kapri propozoi sot emrin e deputetit dhe kr...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ndau sot detaje lidhur ...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot se në dijeninë e saj, ish-...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka komentuar sot lidhur me em...
Një nga emrat e përfolur të PD-së për Bashkinë Tiranë, Flo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot se ...
Zbulohet emri i kandidatit të propozuar nga Partia Sociali...
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori do të kandidojë në zgj...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se zgjid...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme më strukturat ...
Demokrati Dorjan Teliti komentoi sot zhvillimet më të fund...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshilltar...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot detyrat për fushatën zg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...