Frikësohet Lapaj/ Padit Agron Shehajn
Sot, Adriatik Lapaj i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, ka padit...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndau sot mesazhin e tij para zgjedhjeve të 11 majit. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si kryetaksën dhe kryegjobën më grabitqare për shqiptarët. Meta u shpreh se më 11 maj duhet të heqim Ramën, që të “heqim” taksat.
Nëpërmjet një audiomesazhi nga qelia, Meta u ndal gjatë te programi ekonomik dhe tha se programi i opozitës do t'u ofrojë shqiptarëve uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie si fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
Meta përmendi një sërë taksash që synon të ndryshojë nëpërmjet programit zgjedhor.
Meta shtoi se programi ekonomik “Made in Albania” i koalicionit do të ulë ndjeshëm koston e jetesës dhe do të çlirojë ekonominë familjare dhe kombëtare.
“Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka pasur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.
Duke votuar më 11 maj për programin ekonomik 'Made in Albania' të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar.
Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:
Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore. Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore. TVSH do ulet në 15%.
Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 për qind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet. Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet. Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.
Akciza për birrën do jetë me dy fasho:
600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.
Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla. Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.
Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.
Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë. Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.
Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.
Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.
Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narkoeuros.
Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
Programi ekonomik 'Made in Albania' i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare”,-tha Meta./CNA
Sot, Adriatik Lapaj i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, ka padit...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Ambasada Britanike në Tiranë ka zhvilluar një takim me kre...
Lul Basha ka hapur përsëri thesin e gënjeshtrave të humbës...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Luli Bashës i del kundër edhe deputetja që i pëlqente të b...
Deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish pasi u la jashtë l...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Kreu i PD-së Sali Berisha është tallur me kryeministrin Ed...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot postimet ironike ...
Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa shigjetuar opozitën d...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të kreut ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i katërt do ...
Kryeministri Edi Rama ka provokuar sërish opozitën duke th...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me votën e Diasporës...
Kreu i LZHK-së, njëherësh dhe pjesë e koalicionit Djathtas...
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një itnervistë për M...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...