“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Në episodin e radhës të Public Square, i ftuar nga Ditmir Bushati ishte Daniel Ziblatt, profesor i qeverisjes në Universitetin e Harvardit, drejtor i Qendrës për Studime Europiane në Harvard dhe bashkautor i librave të njohur “Si vdesin demokracitë” dhe “Tirania e pakicës”.
Biseda u përqëndrua te gjendja e demokracisë në Shtetet e Bashkuara, sfidat e demokracive liberale në Perëndim, raporti transatlantik, si edhe ndikimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale mbi jetën demokratike.
Ziblatt vlerësoi se SHBA nuk po përjeton thjesht një “zhvendosje”, por një sulm autoritar ndaj demokracisë, duke theksuar se shenja të tilla dallohen kur vihet në dyshim rezultati i zgjedhjeve, kur përdoret retorikë e dhunshme ndaj kundërshtarëve dhe kur mohohet legjitimiteti i rivalit politik. Sipas tij, këto zhvillime kanë sjellë erozion të normave bazë demokratike dhe rënie të cilësisë së demokracisë amerikane.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua rregullave të pashkruara të demokracisë, të cilat Ziblatt i konsideroi po aq të rëndësishme sa Kushtetuta dhe ligjet formale. Ai nënvizoi dy shtylla themelore, tolerancën e ndërsjellë, pra pranimin e rivalit si kundërshtar legjitim dhe vetëpërmbajtjen institucionale, që kërkon nga pushteti të mos përdorë maksimalisht çdo kompetencë formale që ka në dispozicion.
Në analizën e tij për zhvillimet ndërkombëtare, Ziblatt tha se sot kostot për regjimet autoritare janë më të ulëta se më parë, për shkak të dobësimit të konsensusit perëndimor për promovimin e demokracisë. Ai argumentoi se kur demokracia vihet në vështirësi në vende të mëdha e të fuqishme si SHBA, pasojat nuk janë vetëm kombëtare, por tronditin edhe rendin ndërkombëtar.
Duke folur për marrëdhëniet SHBA–Europë, Ziblatt mbrojti tezën se Bashkimi Europian ka qenë dhe mbetet edhe në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se dobësimi i projektit europian dhe i aleancës transatlantike do të sillte më shumë pasiguri për vetë Europën dhe për rendin perëndimor në tërësi.
Ziblatt theksoi se, pavarësisht debateve mbi efikasitetin ekonomik të sistemeve të ndryshme, demokracia mbetet forma më e mirë e qeverisjes për mbrojtjen e lirive themelore, për garantimin e lirive civile dhe për largimin paqësor të udhëheqësve të këqij përmes zgjedhjeve. Sipas tij, nëse shoqëritë nuk arrijnë t’i japin përgjigje bindëse pyetjes “përse demokracia?”, atëherë rrezikojnë të humbasin jo vetëm institucionet demokratike, por edhe vetë betejën për idenë e demokracisë.
“Mendoj se kemi parë një erozion të normave bazë demokratike në politikën amerikane gjatë dhjetë viteve të fundit. Shumë organizata ndërkombëtre kanë vërejtur një rënie në demokracinë amerikane. SHBA ka shumë pika të forta. Ka një sërë rregullash të pashkruara që e ruajnë demokracinë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për SHBA-në. Kur flitet për BE-në apo SHBA-të, ekziston ideja se duhet të promovojmë demokracinë. Kjo ka qenë në qendër të politikës së jashtme. Kjo krijoi një atmosferë dhe një mjedis ku u rritën ndjeshëm kostot në skenën ndërkombëtare.
Me lindjen e kompanive të Inteligjencës Artificiale gjërat kanë marrë një kthesë të re. E kam të vështirë të kuptoj se përse vjen kjo lloj mbështetje”, tha Ziblatt.
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në mbledhjen e As...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashk...
Në takimin e Asamblesë së PS-së në Berat, kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama në asamblenë e PS në Berat ka folur ...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në mbledhjen e Asa...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi e ka quajtur tallje dhe ar...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me pensionistët në njësi...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në rrjetet socia...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervis...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në ...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, komentoi sot lidhur me s...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, p...
Partia Demokratike ka organizuar në Durrës, tryezë diskuti...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot se në vaz...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha s...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, t...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...