Ish-deputeti ia numëron një për një Metës/ “Je shah-mat shoku Like”
Ish-deputeti, Halit Valteri ka reaguar pas deklaratave...

SPAK ka marrë nën hetim zyrtarisht Ilir Metën për lobim me para të pista në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fillimisht SPAK regjistroi procedimin me numër 122 pas kallëzimit që ish-deputeti Halit Valteri referoi në këtë strukturë në 7 qershor 2022. Meta dyshohet për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe falsifikimit të formularëve.
Në materialin e referuar në SPAK kallëzoheshin Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ish-deputeti Vangjel Tavo dhe Iraklis T. Fidetzis, administrator i kompanisë Dorelita Limited me seli në Qipro, përfshirë në skemën e lobimit në vitin 2017, për llogari të Metës dhe LSI, me para të padeklaruara.
Po cilat janë faktet që bindën më në fund SPAK-un për të marrë nën hetim Ilir Metën, i cili si taktikë mbrojtjeje ka zgjedhur sulmet ndaj SPAK-ut, në bashkëpunim me aleatin e tij Sali Berisha?
"Report Tv" ka parë dhe siguruar kallëzimin e plotë, bashkë me provat bashkëngjitur.
Si fakt në dosjen e Metës referohet një kontratë e kompanisë McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, e datës 6 janar të vitit 2017, kohë gjatë të cilës Meta ishte ende kryetar i LSI-së.
Kontrata kishte si objekt lobimin në SHBA për pjesëmarrjen e Metës në inaugurimin e Presidentit Trump në vitin 2017, planifikimin e takimeve të Metës me liderë në Uashington përgjatë inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe speciale me administratën e ardhshme dhe Kongresin.
Kontrata ka një kohëzgjatje 6-mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD.
Personi i autorizuar për të lidhur kontratën dhe për të përfaqësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën me shoqërinë McKeon Group është Iraklis T. Fidetzis, një personazh i dyshimtë që del në pah në disa kontrata të tjera lobuese, me vlerë qindra mijëra USD, gjithashtu të padeklaruara në Shqipëri.
Kontrata nuk qartëson mënyrën e transferimit të parave, por nuk ka asnjë dyshim se paratë janë shpenzuar, por që nuk janë deklaruar nga LSI-ja në shpenzimet vjetore në KQZ dhe as Meta në deklaratën e pasurisë të vitit 2017.
Është pikërisht ky fakt, pra fshehja e shpenzimeve me para që nuk u dihet burimi, që rrezikon Ilir Metën jo vetëm të merret i pandehur, por edhe që mund të arrestohet në vjeshtë. Deri më tani, Ilir Meta as nuk ka denjuar për të sajuar një alibi se pse nuk i ka deklaruar paratë e shpenzuara për lobim as në KQZ dhe as në ILDKPKI, siç e parashikon ligji sipas rastit!
Kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që përftojnë nga lobimet që ato bëjnë në website-in e (FARA). FARA është homologu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. Detyrimi i kompanive lobuese është vetëm të deklarojnë të ardhurat që i vijnë, por logjikisht jo se si janë përftuar këto të ardhura nga kontraktuesi. Kompania McKeon Group i ka deklaruar kontratat me LSI-në dhe Ilir Metën në FARA dhe në Departamentin e Drejtësisë Uashington. Ky fakt vërteton edhe një herë shpenzimin e bërë nga Ilir Meta, të cilin e ka fshehur në Shqipëri.
Personi që ka lidhur Ilir Metën me administratorin e kompanisë offshore Dorelita Limited, Iraklis T. Fidetzis është Vangjel Tavo, ish-deputet i LSI-së. Roli i Tavos është konfirmuar nga vetë LSI-ja gjatë një reagimi për gazetën amerikane Mother Jones, e cila në 25 prill 2018 publikoi një artikull për lobimet e LSI-së në SHBA. “LSI mohon çdo lidhje me Dorelitën. Një zëdhënës i partisë tha se kishte "zero kontakte me kompaninë dhe zero njohuri për" kompaninë. Zëdhënësi vuri në dukje se një anëtar i shquar i partisë, Vangjel Tavo, e kishte lidhur partinë me Fidetzis dhe se më vonë Tavo miratoi pagesën prej 15,000 dollarësh nga LSI për McKeon Group...”, thuhet në artikull.
Në materialin kallëzues referohet edhe një kontratë tjetër mes kompanisë McKeon Group dhe kompanisë offshore Dorelita Limited në Qipro, me datë 28 mars 2017, me vlerë 600 mijë USD. Administrator i shoqërisë offshore Dorelita Limited është pikërisht Iraklis T. Fidetzis, personi i autorizuar nga Meta për të lidhur kontratën e parë të lobimit.
Kontrata e dytë ka si objekt bërjen e telefonatave nga klienti i Shoqërisë Offshore Dorelita dhe asistimi, zhvillimi i marrëdhënieve me zyrat e qeverisë Amerikane. Menaxhimi i takimeve midis administratës Amerikane dhe Kongresit me Dorelita Limited dhe individëve të lidhur me të. Ndjekjen e takimeve me administratën Amerikane dhe Kongresin.
Pra, Dorelita Limited ka lidhur kontratë në vlerën 600 000 USD që McKeon Group të lobojë në favor të personit që ka kontraktuar Dorelita Limited dhe pagesat që do të bëhen për McKeon Group do të bëhen nga llogaritë offshore të Dorelita Limited.
Po kush është ky personi që ka kontraktuar Dorelita Limited për t’u fshehur? Në materialin kallëzues ngrihen dyshime se është pikërisht Ilir Meta, i lidhur me administratorin e kompanisë fantazmë Dorelita Limited, Iraklis T. Fidetzis.
“Personi që ka përfaqësuar Ilir Metën në kontratën e parë është Iraklis T. Fidetzis, po i njëjti person rezulton edhe në këtë kontratë si firmëtar, gjithashtu dhe pronar i shoqërisë Dorelita Limited. Fakti se më datën 29 prill 2017, pra një muaj pas kontratës së McKeon Group dhe Dorelita Limited shoqëria McKeon Group ka postuar në llogarinë e saj në 'Facebook' foto të Ilir Metës me Howard Buck McKeon (pronari i kompanisë McKeon Group), gjë e cila fakton vazhdimin e marrëdhënieve midis Ilir Metës dhe shoqërisë lobuese. Fakti se Dorelita Limited është shitur nga një pronar në një tjetër, një muaj para datës së lidhjes së kontratës në vlerë 1000 euro. Shoqëria Dorelita Limited nuk rezulton të ketë staf punonjësish, por vetëm një individ, gjë e cila është e pamundur për një shoqëri që do të lidhë kontrata me vlera kaq të mëdha me mungesën e theksuar të stafit”, thuhet në kallëzim.
Që Ilir Meta fshihet edhe pas kontratës së dytë, nuk është raportuar vetëm nga gazeta amerikane "Mother Jones", por edhe nga gazeta prestigjioze austriake "Kronen Zeitung", në datën 16 maj 2022.
“…Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 'Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën'. 'Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj'. Denoncuesi iku në Austri për shkak të akuzave dhe frikës së një atentati. Aty ku tani duhet të kishte marrë statusin e mbrojtjes. Ai mund të tronditë mjedisin politik shqiptar. Ajo që tregon denoncuesi në prani të avokatëve të njohur të Vienës ju bën të uleni dhe të dëgjoni me vëmendje. Provat mund të tronditin peizazhin politik të Shqipërisë dhe të rrëzojnë askënd tjetër veç presidentit të Shqipërisë…”.
Gjithsesi, edhe nëse nuk provohet me dokumente se Meta fshihet pas kontratës së dytë, do të mjaftonte kontrata e parë dhe kontratat e tjera në vijim, që Meta të vishet me përgjegjësi penale, pasi është faktuar shpenzimi nga LSI-ja, para të cilat nuk janë deklaruar dhe nuk u dihet burimi.







Ish-deputeti, Halit Valteri ka reaguar pas deklaratave...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se k...
Pasi SPAK kërkoi hetim për kreun e Partisë së Lirisë, Ili...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëheraz...
Ministrja për Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka shpërthyer ndaj kr...
Kryeministri Edi Rama, përmes një komenti të gjatë në rrje...
Nuk ka dyshim se i gjithë shteti personal i Edi Ramës ...
Faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Ta...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i vënë nën hetim ...
Ilir Meta si ish-President i Republikës në maj të këti...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj k...
Ish-presidenti Ilir Meta, është pyetur mbrëmjen e sotm...
Ish-presidenti Ilir Meta ka tentuar të fshehë frikën d...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar ...
Pas ish-presidentit Ilir Meta, edhe deputeti Petrit Va...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli si trim ...
Koordinatorja e Antikorrupsion e Partisë së Lirisë, Br...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revol...
SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...