E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

18:00 Qindra qytetarë të ardhur nga mbarë Shqipëria janë drejtuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’iu bashkuar protestës së thirruar nga opozita.
18:30 Qytetarë të shumtë kanë shprehur për mediat acarimin e tyre për keqqeverisjen e Ramës, e cila e ka çuar vendin drejt krizës më të thellë ekonomike duke rritur çmimet dhe duke vështirësuar çdo ditë dhe më shumë jetesën.

18:45 Kryetari i Partisë Demokratike, shkon në seli ku pritet me ovacione e thirrje të shumta, nga demokratët e shumtë që e prisnin aty.

19:01 Kryetari i PD publikon në "Facebook"-un e tij pamje nga Kryesia e Kuvendit, e cila po vishet me blinda, duke kujtuar se Rama po dridhet nga frika.

19:20 Protestues të shumtë janë mbledhur në shesh duke bërë thirrje që Rama të ikë.

19:26 Kryetari i PD-së, Berisha, lë selinë blu dhe bashkë me qindra demokratë niset për në bulevardin qëndror që t'i bashkohet protestës.

19:36 Kryetari i PD-së injoron deklaratën e ambasadores Kim për qetësi, duke u shprehur se është “Protestë e fuqishme, mirupafshim".
19:38 Nis protesta e opozitës nën tingujt e këngës “Një hap përpara!”, të kënduar nga Renis Gjoka dhe Big Basta duke u ndezuar edhe një herë shpresën për rrëzimin e qeverisë më të korruptuar, mijëra qytetarëve.

19:45 Mes brohorimash, protesta e PD-së hapet nga gazetarët. I pari që ka marrë fjalën në protestë ka qenë gazetari Bledian Marku, ndërsa pas tij e mori fjalën Aulon Kalaja. Dy gazetarët kanë bërë thirrje të forta kundër qeverisë dhe kanë kërkuar që qytetarët të bëhen bashkë për kauzat që i shqetësojnë çdo ditë.

19:53 Ka mbërritur në sheshin para Kryeministrisë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Krah bashkëshortes së ish-kryeministrit, Liri Berishës, e cila i është bashkuar protestës ashtu siç kishte paralajmëruar.

20:05 Lumë njerëzish në Bulevard kanë protestuar për largimin e Ramës.

20:10 Pedagogu dhe ish-deputeti, Erion Piciri, në fjalën e tij në protestën e thirrur nga Sali Berisha tha se do të goditet qeveria dhe çdokush që është pengesë për në Europë. Ai dha një mesazh për të gjithë të rinjtë, që të mos largohen nga atdheu, por të japin kontributin e tyre këtu në Shqipëri. Askush nuk e kishte menduar tha ai, që pas 30 vitesh, Shqipëria të braktisë Europën dhe të bashkohet me Serbinë.

20:15 Avokatja nga Korça, Entela Dvorani, ka dhënë mesazhe të forta gjatë fjalimit të mbajtur në protestën para Kryeministrisë. Dvorani sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe deklaroi se të gjithë shqiptarët duhet të bëhen një me ish-kryeministrin Sali Berisha.

20:20 Kryetari i PD-së, Berisha, shikohet mes turmes i lumtur, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liria, dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe deputetë të opozitës.
20:23 Deputeti Agron Shehaj kërkoi nga protesta para Kryeministrisë, që të mos lejohet plaçkitja dhe blerja e mediave. Shehaj deklaroi se ndershmëria është alternativa e vetme për të qeverisur vendin, ndërsa theksoi se opozita është shumica.

20:25 Në protestën e opozitës dhe Shoqërisë Civile, që po zhvillohet para Kryeministrisë, i janë bashkuar edhe emigrantë shqiptarë. Tre emigrantëve shqiptarë kanë ardhur nga SHBA për t'ju bashkuar atyre mijëra shqiptarëve që janë derdhur në shesh. Ndërkohë, në shesh janë mbledhur shumë qytetarë nga i gjithë vendi, që i janë bashkuar tubimit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
20:30 Në protestë në cepat e sheshit shikohen deputetë të opozitës, mbështetës të Bashës, të cilët kanë ardhur në protestë, por ndihen të turpëruar dhe rrinë kokulur duke parë lumin e madh të njerëzve që janë zgjuar kundër Ramës.

20:33 Deputetja Albana Vokshi ka bërë një premtim para shqiptarëve në fjalimin e mbajtur gjatë protestës. Vokshi tha se të gjithë ata që janë në pushtet dhe kanë vjedhur xhepat tanë, do të dalin para drejtësisë dhe do të ndëshkohen. Gjithashtu ajo theksoi se rruga e vetme për të ndalur vjedhjen e qeverisë janë protestat.

20:37 Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka qenë i ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pjesë e akuzave të tij, ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin thotë se janë projektuesit e ndërtimit të kullave, pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

20:41 Ndërkohë që para zyrës së kryeministrit Edi Rama po mbahet një protestë, ky i fundit ka hyrë live në rrjetin e tij "Facebook". Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë po inauguron hapjen e plotë të Bypass-it të Vlorës.
20:45 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në podium është shfaqur duke mbajtur në dorë flamurin shqiptar. Kryemadhi tha se Rama, pronari i inceneratorëve me avokatin e tij Erion Veliaj, paratë e shqiptarëve po i fusin në xhepin e tyre.

20:48 Mes brohorimave të qytetarëve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët. Berisha e cilësoi protestën e sotme si burim drite, dielli, shprese përballë shqiptarëve. Kreu i demokratëve shpalli armik kryeministrin Edi Rama, teksa deklaroi se ky i fundit ka si ideal pushtetin dhe jo lirinë.

21:09 Kryetari i PD-së e mbyll protestën me thirrje se ky është vetëm hapi i parë dhe se ky uragan nuk do të ndalojë.

21:10 Kryetari i PD-së dhe të gjithë qyetarët që ishin në protestë, largohen të qetë pa shkaktuar asnjë incident dhe pa prishur asnjë lule në bulevard./CNA.al
Analisti Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga person...
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka komentuar protestën e ...
Në përmbyllje të protestës, janë kapur pamje të qyteta...
Prej gati dy orësh në shesh, është mbyllur protesta e thir...
Afera e inceneratorëve është njëra nga çështjet që cek...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Edi Rama k...
Mes brohoritmave të qytetarëve, kryetari i Partisë Dmeokra...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së ...
Ndërkohë që para zyrës së kryeministrit Edi Rama po mb...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka qenë i ashpër nda...
Deputetja Albana Vokshi ka bërë një premtim para shqip...
Protesta e thirrur nga Sali Berisha ka nxjerrë në shesh me...
Në protestën e opozitës dhe Shoqërisë Civile, që po zhvill...
Deputeti Agron Shehaj kërkoi nga protesta para Kryemin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është ...
Avokatja nga Korça, Entela Dvorani, ka dhënë mesazhe t...
Pedagogu dhe ish-deputeti, Erion Piciri, në fjalën e t...
Lumë njerëzish në Bulevard, të cilët brohorisnin njëzëri "...
Nga protesta në sheshin para Kryeministrisë, gazetarja...
Mijëra qytetarë kanë reaguar pas thirrjes së kreut të PD-s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...