web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta/ Këlliçi: Policia fiku dritat e rrugëve që të mos filmohej dhuna ndaj protestuesve

26 Janar 2026, 22:45, Politikë CNA

Protesta/ Këlliçi: Policia fiku dritat e rrugëve që

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi akuzoi Policinë e Shtetit se në protestën e së shtunës ka fikur dritat e rrugëve për të mos u filmuar dhuna ndaj qytetarëve. I ftuar në "Opinion", Këlliçi tha se kjo ndodhi për herë të parë në protestën e 24 janarit. 

“Po ju them diçka tjetër, është dashur si asnjëherë më përpara të fiken dritat e rrugës, se ju nuk e keni momentin. Ka fikur Policia e Shtetit dritat në rrugën George Bush, aty ku është pedonalja, në mënyrë që të mos kuptohej dhe filmohej më dhuna që nisi nga forcat e Policisë, një dhunë shtazarake”, tha Këlliçi.

Deputeti shtoi më tej se Partia Demokratike do të vijojë betejën politike dhe ligjore, përfshirë kallëzimet në Prokurorinë e Posaçme. /CNA





Lajmet e fundit nga