Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore do të jetë në fokusin e punës së kryebashkiakut të ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi.
Këtë fundjavë, kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, u njoh nga afër me një nga projektet inovative të quajtur “Portat e Hapura”, që synon mbrojtjen e vilave dhe banesave të vjetra të Tiranës. Ky projekt është hartuar nga Xhimi Begeja, familja e të cilit zotëron një shtëpi në rrugën e “Dibrës”, e cila është Monument Kulture e Kategorisë së II-të. Këtë objekt e vizitoi Belind Këlliçi me një pjesë të stafit të tij, për të parë nga afër planin që synon shndërrimin e të paktën 9 vilave të vjetra në një pol turistik për Tiranën.
Pasi njohu Belind Këlliçin me vlerat e pronës së tij, Xhimi Begeja tregoi se plani synon që 9 ndërtesa të vjetra deri në 300 vjeçare, të restaurohen dhe kthehen në një mini lagje turistike që do të lidhet me zonën e “Pazarit të Ri”.
“Ky model ka Parisi, Milano, një lagje e bukur me rrugica me gjëra. Janë 9 objekte këtu për t`u ruajtur, të tjerat do zhvillohen. Kjo zonë këtu ka, e para çdo familje këtu nuk humb emrin e vet, identitetin. Ruan pronën e vet, bëhet hajër, se përfitimi ekonomik këtu nuk është i njëtë për të njëjtën sipërfaqe, pothuajse është 5 deri në 10 herë më shumë si vlerë. Dhe e fundit fare, është një zhvillim ekonomik i paparë”-u shpreh Xhimi Begeja.
Ai tregoi se projekti është dakordësuar dhe hartuar në bashkëpunim me të gjithë pronarët e objekteve të vjetra që ndodhen në “Rrugën e Dibrës” dhe zonën e “Selvisë”.
Sipas z.Begeja, restaurimi i këtyre objekteve me vlera historike, muzeale dhe urbanistike, do ta kthejnë zonën në pol zhvillimi për në Tiranë.
“Unë kam bërë një gjë shumë të bukur. I mblodha të gjithë edhe u thashë: Hajdeni çuna ta bëjmë një bashkë, pse të vendosin të tjerët për fatet tona, hajde ta bëjmë bashkë. Duhen pesë lekë, ore do t`i nxjerri paret se vlerën e jep ajo cop letër. Kthehet në rrugë, kthehet në lulishte, kthehet në zonë zhvillimi. Do vij tjetri ta zhvillojë vet këtë gjë”-u shpreh Xhimi Begeja.
Pasi u njoh nga afër me çdo detaj të këtij projekti, që është hartuar nga vetë të zotët e pronës, Belind Këlliçi shprehu mbështetjen e tij, që plani të bëhet realitet. Sipas Këlliçit, ky plan do t'i shërbejë të gjithëve, duke përfshirë harmoninë sociale në komunitet.
“Varet për çfarë ke hyrë në politikë. Po ke hyrë për pare është vendi gabuar, po ke hyrë për punë të mirë, me lënë një gjë të mirë, janë këto lloj projektesh, që janë afatgjate, që ngelesh. Kjo është idea, kjo është një gjë e mirë për qytetin, i shërben të gjithëve. Kjo ka dhe një vlerë të madhe shumë për komunitetin, sepse kjo rikthehen harmoninë mes familjeve, mes njerëzve”-u shpreh Belind Këlliçi.
Edhe kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj, deklaroi se për të tilla projekte, kjo shoqatë ka 20 vjet që lobon, por nuk kanë gjetur mbështetjen e pushtetit lokal dhe atij qëndror. Tafaj theksoi se zona të tilla kthehen në vend atraksioni për turistët me përfitime të larta financiare.
“Ka disa zona të cilat ne si “Shoqata Tirana”, të paktën prej 20 vitesh kemi thënë, planet urbane të zhvillimit të qytetit, duhet t'i ruajnë këto njolla, për të ruajtur trashëgiminë tonë. Këto jo vetëm që kthehen në vende atraksioni për turistët, por kthehen edhe në vende biznesi për të rritur të ardhurat”- u shpreh Arben Tafaj./CNA.al
Kandidati i PS-së për Pogradecin, Ilir Xhakolli ka zhvillu...
Kandidati i PS-së për Vlorën, Ermal Dredha ka zhvilluar nj...
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçi u...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi mbrëmjen e djeshme kërkesën e ...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Rol...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
“Lagjja 10 është një nga shembujt më të mirë të ndry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur...
Pesë ditë më parë kryeministri Edi Rama u operua nga apend...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëven...
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të mos e n...
Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infras...
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka mba...
Emirjana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit është ...
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ka folur ...
Të martën e 18 prillit, PD-ja e Alibeajt zhvilloi taki...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
7.5% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për N...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...