Sa i pavarur është kandidati që mbështet opozita, për Bashkinë e Vlorës?!
Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet lokale për ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me lajmin se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një ndërtese të re.
Tabaku shprehet në postimin e saj në Facebook, se pas këtij projekti qëndron Korporata e Investimeve Shqiptare, sipas saj një tjetër mashtrim i qeverisë për të abuzuar me pronat publike.
Deputetja thotë se Korporata e Investimeve Shqiptare, në vend që të jetë ura që lidh shtetin me zhvillimin, është kthyer në atë që ajo e quan “porta e pasme të pushtetit drejt pasurisë publike”.
Tabaku shkruan se nëse qeveria e një vendi anëtar të BE-së, do të krijonte një strukturë që vepron si Korporata e Investimeve Shqiptare, Komisioni Europian do të hapte menjëherë një hetim për ndihmë shtetërore të paligjshme dhe shkelje të parimeve themelore të tregut të përbashkët.
Postimi i plotë:
Pak ditë më parë, shqiptarët mësuan se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re.
Një projekt që në pamje të parë duket “europian”, por pas fasadës së arkitektit fshihet një histori që shqiptarët e njohin mirë: Korporata e Investimeve Shqiptare – një tjetër marifet socialist për të abuzuar me pronat publike.
Një tjetër formë kapjeje të shtetit, mungese transparence dhe pasurimi të një pakice në kurriz të shumicës.
Korporata e Investimeve Shqiptare, në vend që të jetë ura që lidh shtetin me zhvillimin, është kthyer në portën e pasme të pushtetit drejt pasurisë publike.
Dhe nëse dikush përpiqet t’ju bindë se KIS është “po aq europiane” sa fasada e garave që organizon qeveria, dijeni se po ju manipulojnë.
Që prej vitit 2019, e kam denoncuar vazhdimisht në Kuvend: KIS është një strukturë e madhe pa kontroll parlamentar, pa kontroll gjyqësor, pa auditim të pavarur. Një strukturë që merr toka, porte, kampuse universitare e ndërtesa publike, dhe i jep me marrëveshje të drejtpërdrejtainvestitorëve që zgjedh vetë qeveria. Pa garë. Pa transparencë. Vetëm me një “livestream” propagandistik.
Në Bashkimin Europian, një korporatë si kjo do të ishte e paligjshme.
Asnjë qeveri në një vend anëtar nuk mund të menaxhojë prona publike pa respektuar rregullat e ndihmës shtetërore, transparencës dhe konkurrencës së ndershme.
Edhe fondet sovrane që ekzistojnë në disa vende të BE-së, si Bpifrance në Francë apo Cassa Depositi e Prestiti në Itali, nuk veprojnë kurrë jashtë këtyre rregullave. Ato janë të lidhura ngushtë me politikat industriale dhe zhvillimore të shtetit, por nuk kanë asnjë të drejtë të zhvendosin apo përdorin prona publike pa tender publik dhe pa kontroll parlamentar.
Nëse një qeveri e një vendi anëtar do të përpiqej të krijonte një strukturë që vepron si Korporata e Investimeve Shqiptare, që bën marrëveshje të drejtpërdrejta me investitorë të zgjedhur politikisht, pa konkurrencë dhe pa transparencë, Komisioni Europian do të hapte menjëherë një hetim për ndihmë shtetërore të paligjshme dhe shkelje të parimeve themelore të tregut të përbashkët.
Kjo është arsyeja pse modeli i Korporatës së Investimeve Shqiptare nuk është europian. Është, përkundrazi, një model që dëmton konkurrencën, deformon tregun dhe minon besimin te shteti. /CNA
Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet lokale për ...
Një kandidaturë e re ka dalë për zgjedhjet lokale në Bashk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj në një reagim...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Bru...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka qenë sot i...
Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj, u është...
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar në lidhje me...
Partia Demokratike ka mohuar të ketë dhënë urdhër që u nda...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me situatën e ish...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas mbylljes së pr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka thyer rreg...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur sot mbës...
Ish-presidenti, Alfred Moisiu ishte sot në sheshin “Skënde...
Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama po merr p...
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sot për protestën për dre...
Ish-ministri, Lufter Xhuveli ndau sot disa kujtime dhe për...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...