“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë 12-vjeçare.
Përmes një vendimi që ka shkundur politikën franceze dhe atë evropiane, gjykata në Paris ka thënë se ajo nuk mund të garojë për asnjë pozitë politike publike – që nënkupton se ajo duket që do të jetë jashtë garës për zgjedhjet presidenciale, të cilat duhet të mbahen më së largu në pranverën e vitit 2027.
Ajo është larguar nga seanca gjyqësore pa bërë asnjë koment. Ndonëse mund të apelojë vendimin – çdo hap mund të marrë vite – ka shumë mundësi që ky do të jetë fundi i karrierës së saj politike.
Le Pen, e cila ka garuar kundër presidentit aktual, Emmanuel Macron më 2017 dhe 2022, konsiderohej figura favorite për t’u bërë gruaja e parë presidente e Francës.
Më 2022, ajo pati fituar 41.5 për qind të votave në rundin e dytë, duke shënuar rezultatin më të mirë të një kandidati të së djathtës ekstreme në garën presidenciale të Francës.
Meqë Macronit i ndalohet të garojë për një mandat të tretë, Le Pen konsiderohej figura më e njohur për zgjedhjet e ardhshme, dhe sondazhet e hershme sinjalizonin që ajo do të mposhtte kandidatët tjerë nga e majta dhe e djathta.
Zbardhja e fytyrës së Frontit Kombëtar
Le Pen është ngjitur në krye të Frontit Kombëtar më 2011 dhe e ka ribrenduar partinë në Tubimi Kombëtar, si dhe ka tentuar të zbardhë fytyrën e partisë duke e distancuar atë dhe veten nga disa deklarata raciste dhe antisemitike të babait të saj Jean-Marie Le Pen në të kaluarën.
Ajo vazhdon të ketë qasje shumë kritike ndaj imigrimit dhe Islamit dhe dëshiron të nxjerrë Francën prej Komandës së integruar ushtarake të NATO-s.
Megjithatë, ajo është tërhequr nga deklaratat paraprake për të larguar vendin nga Bashkimi Evropian dhe Eurozona.
Partisë së saj i është garantuar një kredi e përfolur shumë nga një bankë ruse, më 2014, dhe ndonëse ka qenë mbështetëse e Moskës në të kaluarën dhe i ka kritikuar sanksionet e BE-së kundër Kremlinit, ajo e ka mbështetur Francën në vendimin për t’i pranuar refugjatët ukrainas.
Pas vendimit të 31 marsit, Kremlini ka thënë se i vjen keq për “shkeljen e normave demokratike”.
Zyrtarët evropianë, duke folur në kushte anonimiteti, kanë shpresuar se ajo do të ecte përpara në marrjen e ndonjë detyre, ndoshta duke ndjekur hapat e kryeministres italiane të së djathtës, Giorgia Meloni, e cila përshkruhet në Bruksel si kompetente dhe bashkëpunuese.
Megjithatë, ata kanë folur me doza kujdesi, duke thënë se Tubimi Kombëtar e ka pozicionuar veten gjithnjë nga ekstremi i djathtë dhe që partia është themeluese kryesore e partisë Patriotët e Evropës, bashkë me partinë hungareze në pushtet, Fidesz, lideri i së cilës, Viktor Orban, ka shprehur menjëherë mbështetje për Le Penin./REL
Një polic ka humbur jetën në Kaçanik pasi ishte gjetur i p...
Aktori i Hollivudit, Val Kilmer, i njohur për rolet e tij ...
Planet për tarifa gjithëpërfshirëse do të zbulohen nga pre...
Ditën e nesërme, më 2 prill, hyjnë në fuqi tarifat e reja ...
Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që is...
Vala e motit ekstrem që ka përfshirë Greqinë tashmë ka arr...
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi ka udhëzuar pr...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të udhëtojë në...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik u shfaq në Moskë t...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në seancë k...
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine le Pen,...
Seanca e zhvilluar sot në Hagë ka vendosur shtyrjen pa një...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje ...
Përmbytje të mëdha për shkak të reshjeve të dendura të shi...
Tre nga katër ushtarët amerikan të zhdukur në Lituani rret...
Kryeministri britanik Keir Starmer bëri thirrje sot, që ve...
Qeveria e ardhshme gjermane ka deklaruar se do t’i bëjë pr...
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se është shumë i...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar vijon ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...