web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Porti i Durrësit, në duar të offshore-ve”/ Meta zbulon vendndodhjen e kompanisë

10 Nëntor 2022, 12:35, Politikë CNA

“Porti i Durrësit, në duar të offshore-ve”/ Meta

Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një dalje për mediat ka thënë se Porti i Durrësit u është dhënë kompanive offshore të regjistruara në ishujt Virgine të Britanisë.

Sipas tij, Edi Rama në vend të kompanive prestigjioze europiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur dhe transparent, ashtu sikurse Bashkimi Europian ka kërkuar, ka zgjedhur kompanitë offshore.

“Porti i Durrësit e provuar me dokumentet zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike. U është dhënë kompanive offshore të regjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre.

Edi Rama në vend të kompanive prestigjioze europiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur dhe transparent, ashtu sikurse Bashkimi Europian ka kërkuar, ka zgjedhur kompanitë offshore. Ardhja e kompanive europiane prestigjioze do të kishte qënë jo vetëm një mundësi realizimi të projektit me një transparencë dhe standarde europiano por do të ishte edhe një sinjal i fortë për të tërhequr investime të tjera serioze”, është shprehur Meta.

Ai ka shkruar më tej, duke thënë se Edi Rama gënjeu dhe mashtroi publikisht dje në Parlament, kur tha që shteti nuk do të paguajë asgjë për Portin e Durrësit.

Pasi e vërteta, sipas Metës, është krejt e kundërta, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke u hequr financave publike qindra miliona euro.

“Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion 812 mijë metra katrorë pa pagesë ndërkohë që dihet vlera e jashtëzakonshme që ka kjo sipërfaqe dhe që shkon në qindra miliona euro të tjera.

Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion fond për shpronësim, pra që do të thotë miliona euro të tjera dhe sipërfaqe të tjera toke shtesë të këtij projekti.

Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë, pra, Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë që një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023”, është shprehur më tej Meta.

Kreu i PL-së, është ndalur edhe te projektbuxheti 2023, që po diskutohet prej dy ditësh në Kuvend.

Sipas Metës, ky buxhet parashikon 11.9 miliardë euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh.

“Ky buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht dhe konkretisht:

Jepen vetëm 1.2 miliardë lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.

Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë.

Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfëra lidhur me rritjen e çmimeve.

Është skandaloz fakti që buxheti për arsimin bie nga 2.2% të PBB-së në vitin 2022 në 2.1% në vitin 2023.

Buxheti për shëndetësinë bie nga 3.75% të PBB-së në 3.58% të PBB-së, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta për shkak të COVID-it dhe pasojave shumë të gjëra që ai ka lënë.

Goditet biznesi vendas dhe kjo është shumë e qartë me disa vendime siç është:

a.10-fishimi i gjobave

b.Rritja e akcizës së birrës për prodhuesit vendas

c.Është taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privatë të energjisë elektrike.

Performanca e administratës tatimore dhe zhdukja e miliardave konfimohet sërish edhe në këtë buxhet pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave vazhdon të jetë vetëm 27% të PBB-së duke qenë shumë larg vendeve të rajonit si Bosnja, Serbia, Mali i Zi ku niveli është deri në 45%”, ka thënë kreu i PL-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga