Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

“Për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro. Pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit”.
Ky është denoncimi i bërë sot nga zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo.
Sipas Garos, me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të dytë.
Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Florian Garo
Edhe pse skema e ‘leasing’ është e njohur, ajo që duket mister është vendimi i Policisë së Shtetit për të shpenzuar 30 mijë euro për një makinë Hyundai, e cila e blerë e re në tregun e automjeteve, me zero kilometra, do të kushtonte nga 19.500 USD deri në 21.500 USD.
Pra, Policia shpenzon rreth 10 mijë dollarë më shumë për të marrë në përdorim një makinë për katër vjet dhe më pas për ta kthyer mbrapsht.
Ky veprim mund të kuptohej po të kryhej nga policitë e vendeve të pasura, si Gjermania apo Suedia, por jo nga një vend si Shqipëria ku rroga mesatare është më e ulëta në rajon, ku policët paguhen pak mbi minimumin jetik, dhe për këtë arsye jo pak prej tyre, korruptohen.
Nuk ka asnjë mister në fakt në këtë skemë. Është vendimi i qartë i krerëve të korruptuar të Policisë për të futur në xhep para të qytetarëve, duke thelluar varfërinë e popullsisë dhe korrupsionin e policisë.
Këtë e shpjegon edhe fakti se, në procedurën e tenderimit nuk ka konkurrencë, pra nuk ka oferta të ndryshme që mund të ulnin çmimin, por kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë të bashkuar në një të vetëm, “ANTIGONE RENTALS’’ dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY”.
Edhe vlera që ata kanë paraqitur si ofertë ka qenë shumë e përafërt me fondin limit, çka tregon se mes kërkuesit dhe ofertuesit, pra mes Policisë së Shtetit dhe koncensionarit, ka pasur një dakordësim paraprak.
Kjo nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e kalkuluar, në serinë e vjedhjeve që policia politike e Rilindjes anti-kombëtare bën në kurriz të qytetarëve.
67 makinat po të ishin blerë në tregun e lirë do të kushtonin të paktën 670 mijë dollarë më pak, dhe nuk do të ndërronin duar pas katër vjetësh, por mund të ishin pjesë e Policisë së shtetit, ose të shiteshin të përdorura dhe të fusnin një shumë të caktuar në arkën e shtetit.
Partia Demokratike e dënon këtë vjedhje të taksave tuaja, që shkojnë në xhepat e një grupi që nuk ka agjendë tjetër veç pasurimit nëpërmjet korrupsionit.
Prokuroria duhet të nisë hetimet menjëherë, pasi elementët e korrupsionit që përbëjnë vepër penale janë të qartë.
Organet e ligjit që nuk ndjekin skemat korruptive që dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarët shqiptarë, dëshmojnë se, ose kanë frikë ose janë vetë pjesë e skemës.
Qytetarëve u bëjmë një thirrje: dora e gjatë e pushtetit në xhepin tuaj duhet prerë.
Ikja nga Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja: kjo i mban hajdutët pafund në pushtet.
Bashkimi kundër hajdutëve është alternativa e vetme.
Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant B...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë një ...
PD zyrtare do të ankimojë në Gjykatën e Lartë, vendimin e ...
Kreu i PD-së. Sali Berisha, ka zbuluar strategjinë që do t...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon ti qëndrojë kauzës se ven...
Një ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, kreu i PD-së,...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se së shpejti me pë...
Kryebashkiaku i Tiranës , Erion Veliaj ka zhvilluar një ta...
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prej kohë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar Prokurorin ...
Elona Caslli kishte paralajmëruar që pesë muaj më parë ske...
Partia Lëvizja e Re (LRE) ka zhvilluar ditën e sotme, mbledh...
Partia Socialiste ka dërguar në KQZ kërkesën për regjistri...
Deputeti i PD-së Dashnor Sula shkruan se vendimi i marrë n...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar nenin...
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës, k...
Në Shqipëri financimi në fushatat zgjedhore vijon të mbete...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...