Rama sulmon Bardh Spahinë/ “Bashkia e Shkodrës, më e prapambetura”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim elektoral në ...

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 14 majit dhe Enkelejd Alibeaj vazhdon të bëjë fushatë duke sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në takimin që po mban në Pogradec, Alibeaj bëri sërish përgjegjës Berishën për faktin që nuk ka kandidatë për të gjitha bashkitë.
Ai tha se fajin për situatën në të cilën ndodhet PD-ja e ka kreu i demokratëve. Gjithashtu, Alibeaj deklaroi se Berisha duhet të hapë krahun dhe ta lërë vendin për të tjerët.
“Unë jam dakord që në këto zgjedhje lokale, ne nuk jemi përfaqësuar me formacion të plotë, pavarësisht se unë kam qenë gjatë gjithë kohës që PD edhe në momente të vështira do të duhej të kishte përfaqësim të plotë. Qoftë për kandidatë për Këshill Bashkie, qoftë për kandidatë. Partia Demokratike është një fanellë e rëndë politike. Njerëzit historikisht në këto 33 vite sytë i kanë pasur veçse nga Partia Demokratike. E ruan ende këtë nerv, këtë kockë Partia Demokratike. Megjithatë, situatat erdhën të tilla në këtë 1 vit e gjysmë dhe unë do t’u them dhe do të jem i qartë me gjithësecilin prej jush. Ata që sot janë tek Partia Demokratike, ju pra, ju që jeni sot këtu në ditën më të vështirë nuk keni as më të voglin faj, as më të voglën peshë të përgjegjësisë për situatën ku është sot. Dikush tjetër e ka sot fajin. Dhe faji ka një emër. Faji është i qartë dhe i identifikuar.
Faji është po, përgjegjësi është Sali Berisha. Sali Berisha dhe mentaliteti që ai mbart me vete. Fenomeni me të cilin e ka nxjerrë në pah në këto 2 vite, por mesa duket ka qenë një fenomen në letargji brenda Partisë Demokratike që ne demokratët gjatë gjithë kohës e kanë ndier, e kanë përjetuar. Por që në këto 2 vite nxori kokë dhe doli në pah. Dhe cili është ky fenomen? Fenomeni sipas së cilit partia është imja, lind me mua e vdes politikisht me mua, kur mua më vjen fundi. Kështu që kjo është e para gjë të cilën duhet ta themi ne, në qoftë se do të duhet të konsiderojmë që ka ardhur koha dhe momenti jo vetëm për ta ruajtur PD-në, por nëpërmjet saj të rikrijojmë të djathtën. E djathta përbëhët nga individualitete, bëhet nga shpirtra të lirë, bëhet nga njerëz të cilët nuk shkojnë pas idhullit, pas liderit, pas kryetarit. Për të djathtët është më e rëndësishme ideja, është koncepti, njerëzit janë kalimtarë. Merr përgjegjësinë, koha ndoshta ta jep mundësinë që edhe të drejtosh një formacion të djathtë, e në momentin kur nuk u qëndron këtyre vlerave, hap krahun, dikush tjetër vjen. Sepse ideja, koncepti i së djathtës është ai që vazhdon gjatë gjithë kohës”, theksoi ai./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim elektoral në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Partia e Lirisë ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e...
Rindërtimi i Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ku is...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë So...
20 kryetarë bashkie dyshohet se kanë përdorur burime p...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi k...
Deputetja e Lulzim Bashës, Oriola Pampuri, doli pasdit...
Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë So...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nda...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ironitë me opozi...
Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, akti...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë, Sali Berisha, ...
Në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore...
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta gjatë një takimi ...
Kryebashkiaku dhe kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Vel...
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kërkoi kandid...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë pasdite në Kurbin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...