14 maji/ Numëruesit e votave, Partia e Lirisë dërgon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it
Partia e Lirisë ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e...

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, është shprehur se rënia e euros po sjell rrezikun që 12 mijë punonjës të fasoneve të humbin punën.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se qeveria dyhet të marrë masa dhe të ndërhyjë për të shmangur miliona euro humbje.
Gjithashtu thekson se rënia e euros ka sjellë uljen e eksporteve, duke e cilësuar këtë si një çështje shumë alarmante.
Sipas Boçit, euro është ulur me qëllim nga Banka e Shqipërisë për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët. Ai thotë se, qeveria këto para i çon te klientët e saj.
“O TI QË VJEN TË MARTËN...
12.000 frymë që punojnë në sektorin fason në Elbasan rrezikojnë të humbin punën, nëse qeveria nuk ndërhyn për të normalizuar kursin e monedhës Euro. Rënia e Euros i ka shkaktuar këtij sektori vitin që shkoi 225 milion euro humbje.
Rënia e Euros ka ulur eksportet. Kjo gjendje kërcënon 12.000 vende pune në Elbasan, ose gati 25% të familjeve të bashkisë.
Kjo çështje është shumë alarmante!
Për ata që nuk e dinë, përfshi ty që vjen të martën - sektori fason në Shqipëri është punëdhënësi i dytë më i madh pas shtetit. Dhe është sektori më i rëndësishëm në sjelljen e valutës së huaj në vend. Në këtë vend, i cili varet thellësisht nga importet dhe nga mallrat që blihen jashtë, ardhja e valutës është jetike për të ruajtur ekuilibrin e kostos së jetesës.
Euro është ulur me qëllim nga Banka e Shqipërisë për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët. Qeveria këto parà i çon tek klientët e saj.
Kompanitë e këtij sektori (por jo vetëm ato) e kanë përballuar këtë borxh, i cili prodhon flamuj të kuq tenderash dhe flamuj të zinj varfërie anembanë Shqipërisë.
Rënia e euros ka zhvlerësuar të gjitha kontratat e kompanive fason. Në të njëjtën kohë, ato do arkëtojnë më pak dhe duhet të paguajnë më shumë – qoftë në rroga, qoftë në kosto të tjera. Sipas operatorëve të sektorit, që nga fillimi i pandemisë, kostot indirekte të këtyre bizneseve janë rritur dyfish.
Në fakt – falë numrit shumë të madh të punonjësve - ky biznes mbajti barrën kryesore gjatë pandemisë, kur qeveria ju dha punëtorëve vetëm një rrogë mujore dhe bëri 20 muaj propagandë, ndërsa kompanitë paguanin rrogat e tjera çdo muaj.
Propaganda nuk është ushqim. Nuk konvertohet në asgjë përveçse në hi syve.
Do të kisha propozuar me shumë dëshirë ngritjen e zonës së lirë ekonomike/tregtare në Elbasan. Por ti që vjen të martën e konsideron armik Elbasanin dhe banorët e tij.
Ti që vjen të martën nuk ke asnjë lidhje me fatin e shqiptarëve.
Ti flet për Ballkanin e Hapur, por Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë ngrirë Euron në vlerë këmbimi (prej vitesh tashmë) për të mbrojtur ekonomitë e tyre. Ti po e përdor atë si instrument për të vjedhur qytetarët dhe bizneset e tyre.
Shkupi ka dy zona të lira ekonomike. Beogradi gjithashtu. Përfund edhe Prishtina apo Tetova kanë dizajnuar zonat e tyre të lira (ekonomike). Ne nuk kemi asnjë. As në Tiranë, e aq më pak në Elbasan.
Ndërkohë unë kam përmendur se do të krijojmë Markën tonë “Made in Elbasan” dhe do të përfshijmë aty edhe prodhimet fason.
Duhet të krijojmë një produkt të pavarur dhe të integruar shqiptar të veshjeve dhe të këpucëve. Përvojën e kemi. Guximin e kemi. Dhe na mjafton vullneti politik për të nisur një proces rrënjësor ndryshimesh.
Ftoj qeverinë që – meqë uli Euron, të ulë edhe çmimet e atyre produkteve që vijnë nga jashtë dhe blihen me euro.
Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propaganda”, shkruan Boçi./ CNA.al
Partia e Lirisë ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e...
Rindërtimi i Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ku is...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë So...
20 kryetarë bashkie dyshohet se kanë përdorur burime p...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi k...
Deputetja e Lulzim Bashës, Oriola Pampuri, doli pasdit...
Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë So...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nda...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ironitë me opozi...
Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, akti...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë, Sali Berisha, ...
Në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore...
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta gjatë një takimi ...
Kryebashkiaku dhe kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Vel...
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kërkoi kandid...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë pasdite në Kurbin...
Teksa ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet vendore të 14...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin...
Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...