
Deputeti i PD-së së "vulës" Kreshnik Çollaku ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Parlament me Dashnor Sulën, ky i fundit e kërcënoi se do i priste fytin.
Në një deklaratë për mediat, Çollaku i Bashës është bërë trim dhe tha se ka kaluar shumë sfida në jetë dhe nuk heziton që të guxojë në asnjë moment.
Sipas tij ajo që ndodhi sot turpëron parlamentin, por nuk e tremb aspak, por e motivon që të ecë përpara.
“Kam 30 vjet i angazhuar në politikë. Nuk flas për veten, por mbase sot është dita. Jam një prej studentëve të dhjetorit ’90. Jam themelues i PD-së dhe një prej drejtuesve të forumeve rinore që mes armëve organizonim rezistencë në kushte kur jeta nuk ishte e sigurtë. Kam dashur një PD evropiane dhe të reformuar. Nuk kam pasur pengesë për të thënë idetë e mia. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do gjendesha në një situatë të tillë. Unë jam anëtar i komisionit për Çështjet Evropiane. Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja Tabaku, me shkrim dhe gojarisht, i vetmi komision i drejtuar nga opozita. U gjenda në sallë me një situatë surprizë, mbledhja drejtohej nga nënkryetarja dhe të pranishëm ishin ish-kolegë që s’janë anëtarë të komisionit, por nuk u shqetësova. Për shkak të rrëmujës, edhe pse unë e mbështes kërkesën e tyre për komisionet parlamentare, nuk arrita dot të dëgjoja ministren për integrimin dhe t’i thoja se qeveria e Ramës është përgjegjëse për vonesën e plotësimit të hapave për integrimin”, u shpreh Çollaku.
Çollaku i drejtoi një apel edhe votuesve duke thënë se fillimisht duhet të zgjedhin njeriun pastaj partinë politike.
“Ngjarja e sotme është një apel se qytetarët kur të votojnë duhet të zgjedhin në fillim njerëzit pastaj partinë politike. Ky është apeli që unë kam sot për çdo qytetar që të zgjedhë fillimisht njerëzit që voton. Sa për ata që janë shqetësuar e më kanë shkruar dua t'iu them se jam shumë mirë, as jam trembur e as jam shqetësuar. Kjo situatë i shërben Edi Ramës i cili po kalon pa asnjë debat buxhetin e shtetit. Ky është mendimi im normalisht", tha Çollaku.
I pyetur nga gazetarët nëse do ta kallëzojë në SPAK kolegun demokrat, Çollaku tha se po e shqyrton çështjen me juristët./CNA
Këtë të premte pati një sherr mes deputetëve Kreshnik ...
Deputetët e opozitës, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sul...
Mbledha e Komisionit të Çështjeve Europiane është shoqërua...
Eksperti i migracionit, Ruud Koopmans, i cili ka vite që e...
Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë, te...
Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka dhënë një mesazh...
Kryebashkiakja me origjinë shqiptare e Partisë Demokratik...
Shqipëria ka refuzuar kërkesën e vendeve të tjera të BE, p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza sot ndaj pro...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Pas marrëveshjes me Italinë për ngritjen e një kampi e...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, u pyet nga gaz...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca, deklaroi gjatë konferencës ...
Zv/kryeministrja Belinda Balluku u shpreh gjatë prezan...
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, në një konferencë të...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një konferencë të...
Një situatë kaotike u krijua në seancën plenare të kësaj t...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Për herë të parë në historinë e pluralizimit shqiptar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...