Denoncimi për Begajn/ Berisha: Presidenti i betuar shkon punon në klinikë private
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas denoncimit të G...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar për gazetarët në selinë blu, njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi se ka pasur dakordësi në Konferencën e Kryetarëve për dy projektvendimet e propozuara nga grupi parlamentar i PS-së për ngritjen e Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore.
Bardhi është shprehur se njoftimi i Kuvendit ka qenë i rremë pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë votim në Konferencën e Kryetarëve dhe asnjë dakorësi nga grupi parlamentar i PD-së. Ai tha se kanë paraqitur tri kërkesa për të cilat grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar kohë deri nesër për t’i shqyrtuar.
"Shumë nga gazetarët më kanë kërkuar një koment mbi një njoftim të rremë të Kuvendit, lidhur me mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Dua të sqaroj, fatmirësisht Konferenca është me audio dhe procesverbalet publikohen, që nuk ka pasur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i PD-së mbi dy projektvendimet e propozuara nga grupi parlamentar i PS-së, konkretisht për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe ngritjen e Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale.
Në vijim të qëndrimit që grupi parlamentar i PD-së ka miratuar në mbledhjen e 8 tetorit kemi paraqitur tre shqetësime-kërkesa në raport me të dyja projektvendimet. Së pari të garantimit të barazisë reale mes pozitës dhe opozitës dhe konsensusit në vendimmarrje në këto komisione. Së dyti ftesën dhe angazhimin respektivisht të ekspertëve të OSBE/ODIHR, KE dhe Komisionit të Venecias në të dy komisionet. Së treti që për fillimin e punës së komisionit për Reformën Zgjedhore duhet të pritet edhe raporti i fundit i OSBE/ODHIR, që pritet të bëhet publik brenda pak ditësh, për zgjedhjet e 11 majit.
Konkretisht kemi kërkuar ndryshimin e pikës 3 në projektvendimin për Reformën Zgjedhore që kërkon t’i imponojë opozitës, partinë e Tom Doshit si parti e opozitës. Ndërsa grupi i PS e ka të specifikuar që ka 8 anëtarë në komisionin e Reformës Zgjedhore, formulimi vijues është 8 përfaqësues të PS dhe 8 përfaqësues nga partitë e tjera parlamentare. Ndërsa nga njëra anë thonë se japim barazi mes mazhorancës dhe opozitës, nga ana tjetër na diktojnë se kush është opozita. Dhe kemi kërkuar sipas standardeve të traditës parlamentare të ruhet formati i formulimit që ka patur çdo komision i Reformës Zgjedhore, ku përcaktohen përfaqësues të grupeve parlamentare, 8 të PS, 6 të PD, 1 nga Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga Partia e Lirisë.
Sa i takon Reformës Territoriale, propozimi ka qenë që mazhoranca të ketë shumicën, pra komisioni të përbëhet nga 17 anëtarë, i ndarë 9 me 8, kërkesa jonë ka qen barazi, ruajtja e traditës parlamentare, që është konsoliduar me vendimin nr. 1 të vitit 2014 kur është ngritur komisioni i Reformës Territoriale në 2014 dhe me vendimin nr.13 të 2022, kur është ngritur përsëri komision që ka patur të garantuar barazi mes mazhorancës dhe opozitës dhe ka patur dy bashkëkryetarë më të drejtën e vetos, një nga PS dhe një nga PD. Për pasojë kemi kërkuar të ndryshohet pika 3, 10 dhe 11 e projektvendimit dhe diskutimi është trajtuar në parim, nuk ka patur asnjë votim. Kryetari i grupit të PS-së kërkoi kohë deri nesër për të mbledhur grupin e tij për këto tre kërkesa që kemi paraqitur në Konferencën e Kryetarëve. Prandaj dua të dënoj mashtrimin publik që ka shpërndarë si njoftim të Kuvendit, kryetari i Kuvendit sikur me dakordësi janë miratuar këto dy projektvendime, lajm i cili është marrë i paverifikuar nga mediat dhe është bërë fakt i kryer. Nuk ka patur asnjë dakordësi, kemi paraqitur këto tre kërkesa dhe grupi i PS ka marrë kohë për t'u menduar deri nesër dhe për të bërë konsultimin përkatës në grupin e vet parlamentar", tha Bardhi. /CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas denoncimit të G...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh sot se Kosova ka zhvi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban fjal...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bër...
Konferenca e Kryetarëve ka miratuar në mbledhjen e zhvillu...
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për sh...
Sot në Konferencën e Kryetarëve, PD ka kërkuar që të hiqet...
Delegacioni i BE-së në Tiranë ka ndarë këtë të mërkurë një...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë Konferencës së Kr...
Në Konferencën e Kryetarëve ka pasur debate mes mazhorancë...
Pas Gazment Bardhit, ka “lajthitur” edhe Agron Gjekmarkaj....
Pas lajthitjes së një dite më parë ku në pah i doli mashtr...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka folur mëngjesin e sotëm pë...
Ish-deputeti Myslim Murrizi u është përgjigjur sot deklara...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një dalj...
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Kuvendin e Shqipërisë që m...
Lajthitjet e Gaz Bardhit janë të pandalshme. Sot ai ka bër...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të reja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...