Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në fillim të viteve 1990, shqiptarët kishin shumë ëndrra. Ata hynë në tranzicion si shteti më i varfër i Europës.
Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria ishte e fundit në Europë, për të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse, me 2948 dollarë ndërkombëtarë (njësia që bën krahasime më të drejta të standardit të jetesës dhe të performancës ekonomike midis vendeve, duke marrë parasysh ndryshimet në çmime dhe fuqinë blerëse).
E parafundit ishte Polonia (6687 dollarë ndërkombëtarë), më pas Rumania (8134) dhe Bullgaria (9434).
Për shtetet e ish-Jugosllavisë, të dhënat janë më të vonshme, nga viti 1997, por edhe ato ishin pak më lart se Shqipëria. Të gjitha këto vende nuk kishin të ardhura më shumë sesa 37% e mesatares së BE-së.
Tri dekada më pas, Shqipëria vijon të mbetet ndër më të varfrat e Europës, ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore që u rritën me shpejtësi.
Në të ardhurat për frymë, të matura sipas fuqisë blerëse, Shqipëria vijon të jetë ndër të fundit në Europë dhe në vitin 2024, me 34% të mesatares së BE-së duke lënë pas vetëm Ukrainën, Moldavinë dhe Kosovën.
Në kontrast, Polonia u rrit me shpejtësi, e ndihmuar si nga vendndodhja strategjike afër shteteve perëndimore, me të ardhura sot sa 92% e mesatares së BE-së, ashtu dhe anëtarësimi më i shpejtë në Bashkimin Europian.
Bullgaria dhe Rumania gjithashtu u favorizuan nga anëtarësimi në BE (rreth 60-70% e mesatares së BE-së).
A u ndihmuan këto shtete nga integrimi në BE?! Padyshim që po, por nuk duket të ketë qenë ky faktori kryesor.
Vendet e Europës Lindore kanë përmirësuar performancën ekonomike, falë reformave strukturore të thelluara, investimeve të mëdha të huaja dhe integrimit të shpejtë në tregjet europiane, duke rritur produktivitetin dhe zhvillimin e infrastrukturës.
P.sh., Polonia investoi në mënyrë sistematike në arsim dhe kërkim-shkencë, duke ndërtuar një klasë të mesme aktive dhe të arsimuar që udhëhoqi transformimin ekonomik. Shqipëria përjetoi emigracion masiv dhe një zbrazje të trurit, që dobësoi kapitalin human të nevojshëm për zhvillim afatgjatë.
Një tjetër shembull është Islanda, që ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Europian, sot ka të ardhura 25% më të larta se BE.
Islanda ka një nga sistemet më të mira arsimore dhe sociale në botë, duke siguruar një forcë punëtore shumë të kualifikuar dhe një shoqëri me pabarazi të ulët. Investimet në shëndetësi, edukim dhe barazi gjinore janë themel i zhvillimit të saj afatgjatë.
Shqipëria duket se ka humbur një shans të madh pas viteve ’90, duke mos i kushtuar vëmendje kapitalit të saj human, që në atë kohë ishte i ri dhe me plot dëshira e ambicie për të ardhmen.
Shumëkush i plotësoi dhe vazhdon t’i plotësojë këto ambicie në emigrim, teksa vendi ynë mban rekord në botë për emigracionin në raport me popullsinë, me rreth 50% të tyre që janë jashtë vendit.
Modeli ekonomik sërish nuk frymëzoi, duke na lënë të varfër, apo duke krijuar pabarazi të mëdha shoqërore e një shtresë të mesme të dobët, të diskriminuar e të taksuar më shumë se gjithë të tjerët (ndoshta me qëllim për ta mbajtur të dobët?!)
Shqipëria përballet ende me sfida thelbësore në sundimin e ligjit, polarizimin politik, dobësinë e institucioneve, korrupsionin e përhapur dhe kapjen e shtetit.
Proceset zgjedhore mbeten të kontestuara, administrata publike është larg standardeve të pavarësisë dhe meritokracisë, ndërsa reformat shpesh ndjekin më shumë kalendarin e retorikës politike sesa atë të nevojës reale për transformim.
Shqipëria ende nuk është në gjendje të nxjerrë rezultatin e votimeve e të bëjë zgjedhje të pakontestuara, duke mbetur jo vetëm pas vendeve të BE-së e të rajonit, por edhe pas Kosovës.
Sot nuk është për t’u habitur që shpresa më e madhe e shqiptarëve për të dalë nga ky rreth vicioz është anëtarësimi në BE.
Për shqiptarët, Europa nuk është thjesht një bashkim ekonomik – është një projekt shprese, stabiliteti dhe drejtësie.
Është alternativa ndaj sistemit të vjetër të patronazhit dhe autoritarizmit, ndaj izolimit dhe emigracionit të vazhdueshëm.
Edhe vetë qeveritë e kanë politizuar këtë proces, duke e përdorur si një instrument të fuqishëm për të kanalizuar dëshirat kolektive drejt një qëllimi simbolik, duke larguar vëmendjen nga problemet e përditshme.
Në fakt, BE nuk është një destinacion, është një proces. Dhe ky proces, së pari, duhet të jetë i brendshëm, përndryshe nuk sjell asnjë garanci për të ardhmen, ose të bëhet si vija e horizontit, që e sheh, por nuk e arrin asnjëherë./ Monitor.al
Presidenti i Francës, Emmanuele Macron, në konferencën e p...
Termi “battleground” (fushëbetejë) ka filluar të përdoret ...
Ditën e sotme është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit ...
Ditën e djeshme u mbajt në Tiranë, Samiti i Komunitetit Po...
Ka nisur procesi i numërimit të votave të diasporës të ard...
Kandidati i PD për Tiranën, Grigels Muçollari me anë të nj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar n...
Juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu me anë të një s...
Analisti Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim për rezultatet...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi me i ka drejtuar një letër ...
Kandidati i PS për Tiranën, Toni Gogu pasi dështoi të fito...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen në konferenc...
Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e ti...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me homol...
Kryetari i Partisë Demorkatike pas kthimit nga Brukseli iu...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka mbaj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folu...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folu...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në fj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...