Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Kandidati i PS për Tiranën, Toni Gogu pasi dështoi të fitonte një mandat deputeti ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Në postimin e bërë, falënderon votuesit.
Më tej, Gogu shkruan se nuk ka humbur asgjë, përkundrazi është fituar diçka e rrallë, një lidhje që s’ka nevojë për karrige.
“Të dashur motra dhe vëllezër nga Peza, Vaqarri dhe Ndroqi!
Sot e kam zemrën plot mirënjohje dhe përulem thellësisht ndaj respektit tuaj të pashoq. Në këtë rrugëtim, që s’ishte i lehtë, ju ishit forca ime. Ju dhatë gjithçka: mundin tuaj, mençurinë tuaj, dhe miqësinë tuaj besnike. Me mund, me mend e me miq, ndërtuam një fushatë që nuk u ndesh me zhurmë, por me dinjitet; jo me trumbeta, por me të vërtetën e heshtur të një shërbimi të sinqertë.
Ju falenderoj gjithësecilin personalisht, për çdo hap të bërë, për çdo derë të trokitur, për çdo fjalë të mirë që folët në emrin tim – jo për lavdinë e deputetit, por për të çuar më lart zërin e Pezës, Vaqarrit dhe Ndroqit. Ju që sakrifikuat pa llogaritur asgje, që u bëtë ura dhe jo mure, që nuk folët një fjalë të keqe për askënd, më dhatë më shumë se një mundësi: më dhatë nderin që të përfaqësoj shpresën tuaj.
Faleminderit edhe ju, banorë të Qarkut Tiranë, që më votuat me zemër të pastër dhe sytë nga e ardhmja. Afro 6 mijë vota – gjysma nga këto nga nahijet tona të vogla– janë më shumë se një shifër. Janë një thirrje që nuk hesht, një besim që nuk shuhet. Nuk mjaftuan për të fituar një mandat përfaqësues, por mjaftojnë për të ndezur një vizion që nuk ndalet këtu.
Unë do të jem përjetësisht mirënjohës. Sepse besimi juaj është thesari im më i çmuar. Ne s’kemi humbur asgjë. Përkundrazi, kemi fituar diçka të rrallë: një lidhje që s’ka nevojë për karrige për të qëndruar në këmbë.
Mos harroni: me mund e ndërtojmë, me mend e drejtojmë, me miq e mbajmë të gjallë këtë ëndërr që nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve ne.
E ardhmja nuk ka vetëm emër – ajo ka fytyrat tuaja.
Dhe unë do të jem aty – përherë me ju.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Me dashuri dhe përulje, Toni Gogu”, shkruan Gogu./ CNA
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen në konferenc...
Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e ti...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me homol...
Kryetari i Partisë Demorkatike pas kthimit nga Brukseli iu...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka mbaj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folu...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folu...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në fj...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga samiti në Tiran...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar n...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga samiti në T...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në Samitin...
Kryeministri Edi Rama e ka pritur i ulur në gjunjë kryemin...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritu...
Kryeministri Edi Rama po pret liderët europianë për samiti...
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Kryeministri Sekret...
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot pu...
KQZ ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi i votave pre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...