web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Myslim Murrizi, letër Andi Bushatit/ “Nxjerr të palarat” e gazetarëve

15 Dhjetor 2023, 19:32, Politikë CNA
Myslim Murrizi, letër Andi Bushatit/ “Nxjerr të palarat” e
Ish-deputeti Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike në rrjetet sociale analistit Andi Bushati.

Murrizi thotë se Bushati është krikuar rëndë nga disa gazetarë, drejtues emisionesh dhe analistë për shkak të pjesëmarrjes në të njejtin panel televiziv me ish-deputetin.

Sipas tij, ata kanë pretenduar se Murrizi bullizon panelistët nëpër studio televizive apo debate.

Duke iu drejtuar analistit, ai shprehet se të vetmet raste kur ka bullizuar gazetarë apo edhe politikanë ka qenë kur i ka kërkuar atyre të tregojnë dosjet nëse kanë qenë ose jo punonjës të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Duke të kërkuar mirëkuptim Andi Bushati, edhe njëherë të kërkoj shumë ndjesë që të kam bërë ‘armik’ me këtë kategori rrace gazetaresh që e mbajnë veten si analistë por në fakt janë sërvilë, e mbajnë veten si opinionistë por në fakt janë dizinformues, e mbajnë veten si kritikë por në fakt lëpijnë këdo që është në pushtet për kockat që ju jep të lëpijnë dhe kritikojnë ato që janë në opozitë dhe e mbajnë veten për ekselent dhe sërë e lartë në çdo fushë, por në fakt janë disa individë që përdoren në 33 vjet nga padrinot e radhës që ju kanë dhënë një pjatë supë të qelbur”, thekson ish-deputeti ndër të tjera.

Letra e plotë:

I nderuar Andi Bushati

Mora vesh qe disa gazetar vipa drejtues emisionesh apo amaliste pjace e larte, te kishin kritikuar rende dhe gati te kishin shpalllur armik pse Ju kishit qene ne nje debat televiziv tek TV SYRI ne emisionin Çim Peka LIVE

Ne fillim mendova qe ka te bej me luften e klasave dhe te them te drejten i mirekuptova sepse po ta mari vesh gjyshi Juaj i ndjeri Hysni Kapo larguar nga kjo bote ne vitin 1979 qe Ju do pranonit te uleshit ne debat apo si te barabarte me nipin e te ndjerit Qazim Murrizi larguar nga kjo bote ne vitin 1978 pa u futur asnje dite ne koperative, do i rrotulloheshin kockat ne varr dhe nuk do ta besonte qe kjo kishte ndodhur.

Por kur mora vesh se keta gazetare elite, vipa, pjace e larte dhe mender intelektual, te paskan bere gjyq me sms sepse Ti dhe kjo kategori e seres mondane gazetareske nuk duhet te uleni me mua neper studio apo debate se une BULLIZOJ, u habita shume

I Nderuar Andi

Po te lutem qe tua percjellesh nje kerkese nga ana ime kesaj kategori aristokrate gazetareske

Nese me gjejne nje rast te vetem qe kam bullizuar dike ne studio ose qe kame perdorur nje sharje, fjale te piste, apo fjalor banal, te ndyre apo jo te hijshem ne krahasim me çfare kane perdorur kjo kategori rrace gazetaresh, ta publikojne dhe jo qe do tju kerkoj ndjese, por do ti njoh si sere e larte e mendjes se ndritur Shqiptare dhe do perulem me respekt para veprave te tyre

Po ashtu Andi ju thuaj qe nese gjejne nje fjalim timin ne Parlament gjate periudhes 2017-2021 kur une isha Deputet qe ka nje fjal te piste apo fjali ofenduese, ose te lloiit te sotem te kesaj elite parlamentare pas 2021, ta publikojne dhe do ju kerkoj ndjese publike

Ne fakt Andi ,ai qe i ka bullizuar, share, ofenduar, degjeneruar, dhunuar, perçmuar, i ka zene karriken neper emisione, i tall, i poshtron por keta qeshin ne forme zgerdhitje duke hapur gojen e qelbur e duke nxjer jashte dhembet e piste ka qene vetem Rama

Ai i quan kazan, paterice, lepiresa, servile, te peshtire, te ndyre, te paditur, ordiner, pa vlere, por qe keta aristokrate nuk ja marin per keq ,sepse rama ju jep leje kullash, ju jep leke inceneratoresh, ju jep paga dhe honorare dhe ju ka punesuar familjare ne poste publike ku bejne para si hajdute

I nderuar Andi

I vetmi “bullizim” qe ju kam bere une disave prej ketyre gazetareve vipa te ketij vendi, ka qene se shpesh here ne foltoren e Parlamentit apo ne studio televizive, kam deklaruar qe jo pak prej tyre kane qene ish SPIUNE TE SIGURIMIT, dhe ju kam permend disa pseudonime te tyre

Por ky nuk eshte as bullizim Andi as ofendim, dhe une nuk kam asnje faj Andi sepse nuk i kam rrekrutuar une si spiune sepse une nuk kam punuar kurre ne sigurimin e Shtetit

Pyete edhe Banan Tend Andi se Ai jua di pseudonimet nje pjese te madhe te ketyre qe te kane bere “ presion” me sms e qe e mbajne veten si gazetare vipa

Une kerkova dhe propozova nje ligj ne Parlament ne vitin 2020 Andi per ti hapur dosjet e ish spiuneve por mazhoranca socialiste e bullizuar nga ky ligj njesoj si keta gazetare te seres se larte nuk e votoi Andi sepse kishte dhe ka plot spiune brenda grupit te saj parlamentar, dhe ligji i propozuar nga une mori vetem 30 vota te atyre deputeteve qe nuk ishin spiune

Une kam “bullizuar” edhe 43 deputetet e grupit parlamentar te PD Andi disa here ne mbledhje grupi qysh ne korrik 2017 sepse ju kerkoja publikisht qe te gjithe ata qe kishin qene 18 vjeç ne dhjetor 1990 duhet te mernin patjeter çertifikaten e pastertise se figures tek autoriteti i dosjeve por qe kryetari Basha jo vetem qe heshte por nxinte ne çdo mbledhje kur ja kerkoja nje gje te tille, por nuk mendoj se kjo kerkese quhet BULLIZIM

Jua kerkoj non stop Andi ne çdo studio te gjithe Deputeteve te sotem qe te marin nismen ligjore dhe ti hapin dosjet e spiuneve te sigurimit qe jane shperndare kudo Andi si copa muti ne politike, drejtesi, administrate, gazetari ne Shtet e Pushtet, por nuk besoj qe kjo kerkese eshte bullizim

Ja kam kerkuar Balles dhe sot Çuçit, Balles, Rames dhe Nikolles mor Andi por as keta qe i kane numrat ne Kuvend nuk kane as kellqe as mendere sepse kane plot spiune brenda vetes

Jua kerkova publikisht Andi edhe kur doli spiuni I M, DH S, A D,S H e disa te tjere por ja qe kjo mazhorance eshte e tredhur e nuk ka kurajo qe ti bej publik ish spiunet e sigurimit Andi edhe pse tek autoriteti i dosjeve punojne bashkeshortet e spiuneve si rasti i zonjes Lame sipas Pamfletit

Duke te kerkuar ndjese shume Z Bushati per kete shqetesin qe te kam krijuar dhe per kete prishje imazhi tek elita e gazetareve vip te ketij Vendi, per sikletin qe te kam dhene ngaqe pranuat te ishit ne studio me mua por me ftese te Z Peka jo timen, do te ju lutesha shume te me benit nje nder

Meqenese kjo kategori gazetaresh pjace dhe e seres se larte nuk begenis te komunikoj me mua, a jua percjelle nje kerkese shume miqesore dhe nuk besoj do ta quajne bullizim kur jua percjelle Ti Andi , nga ana ime????

A po i thua qe te shkojne prane autoritetit te dosjeve te ish sigurimit te Shtetit dhe te marin nga nje çertifikate per pastertine e figures se tyre nga ku autoritet nese kane qene apo jo SPIUNE SIGURIMI, te perndjekur ose te favorizuar nga sigurimi i Shtetit 1- Blendi Fevziu, 2- Ylli Rakipi, 3- Artur Zheji( Ballo) 4- Arian Çani, 5- Andi Bejte, 6- Armand Shkullaku, 7- Lutfi Dervishi, 8- Sokol Balla, 9- Neritan Sejamini, 10- Preç Zogaj, 11- Frrok Çupi, 12-Fatos Lubonja, 13-Shpetim Nazarko dhe ke te kesh mik e shok Ti Andi qe ka qene 18 vjeç ne dhjetor 1990 ????????

Se disave prej tyre jua ka kerkuar kete gje publikisht edhe Elvi Fundo por siç duket edhe Ate e konsiderojne pjace e ulet dhe besoj e kane quajtur bullizim kerkesen e tij

Fol me ke te duash Andi dhe kerkoja kujt te kesh deshire Ti ne emrin tim pa problem edhe pse e di qe do ta quajne bullizim por ma faturo mua pa problem Andi se une armik jam qe jam

Fol edhe me Mero Bazen, Arben Meçen, Agim Baçin, Fitim Zekthin, Lorenc Vangjelin, Baton Haxhiun, Aleksamder Çipen e te tjere se nuk besoj qe do ju ngelet qejfi sepse nuk po ju kerkoj asgje me shume se kjo qe kam kerkuar per veten time tek autoriteti i dosjeve Andi

Ty nuk po ta kerkoj Andi sepse e di qe kur ishe i vogel te mbante ne krah xhaxhi enver dhe je rritur ne bllok dhe Babai yt ka qene vete ne kete strukture sigurimi dhe ishe nipi i Hysni Kapos, keshtu qe nuk guxonin dot operativet te te rrekrutonin, por keta vipat, aristokrate, sere e larte, dhe pjace, maksimalja mund ti kete perqafuar ndonje sekretar byroje ferme apo koperative ose i ka mbajtur ne krah ndonje pergjegjes sektori ose brigadier

Duke te kerkuar mirekuptim Andi Bushati, edhe njeher te kerkoj shume ndjese qe te kam bere “ armik” me kete kategori rrace ,gazetaresh, qe e mbajne veten si analiste por ne fakt jane servile, e mbajne veten si opinioniste por ne fakt jane dizinformues, e mbajne veten si kritike por ne fakt lepijne kedo qe eshte ne pushtet per kockat qe ju jep te lepijne dhe kritikojne ato qe jane ne opozite,dhe e mbajne veten per ekselent dhe sere e larte ne çdo fushe, por ne fakt jane disa individe te perdorehem ne 33 vjet nga padrinot e radhes qe ju kane dhene nje pjate supe te qelbur

I Nderuar Andi Bushati ma bej hallall gjith kete zallamahi qe te kam krijuar ne prag festash dhe te prisha me shoqnine vip gazetaresko-analisto-opinionisto Shqiptare

Por nje gje tua thuash Andi qe nuk jua kam patur dhe nuk jua kam me te keq pse po ju kerkoj qe pas 33 vitesh Shqiptaret ta dine se kush ka qene SPIUN SIGURIMI dhe kush jo, e pastaj te dalin te japin mend, te bejne moral ose te gjykojne te tjeret

Askush nuk mund ta bleje te kaluaren e tij, sado para pushtet dhe fame mund te kete sot

Te pershendes andi dhe ta kam borxh kete qe te kam bere pa dashje por nga pakujdesia e çim pekes





Lajmet e fundit nga