Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti Myslim Murrizi thekson se 800 tonë plehra që "Kurumi" ka nisur për në Tajandë janë shumë e shumë më pak se plehrat e politikës shqiptare që kanë mbushur xhepat.
"Nëse keni këllqe dhe nuk jeni bërë pis nga ky biznes pyesni se sa tatime ka paguar 'KURUMI' në këto 25 vite dhe do të shihni që 800 tonë plehra janë hiç para pazareve që kanë bërë në 25 vjet plehrat e pushteteve", shprehet ai.
Ai thekson më tej se skandalet më të mëdha të plehrave janë të lidhura me çështjen e inceneratorëve.
Reagimi i plotë:
Për mbeturinat toksike dhe për plehrat e politikës së shtetit dhe pushtetit, edhe kur shkruan ndotesh e jo më të bësh dallimin se nga ndryshojnë “PLEHRAT” që qeverisin shqiptarët nga plehrat dhe mbeturinat toksike që herë eksportohen dhe herë importohen në Shqipëri nga PLEHRA qeveritare.
Nuk është rastësi që skandalet ndoshta më të mëdha të plehrave që qeverisin janë të lidhura me plehrat siç ishin INCENERATORËT.
"KURUMI" nuk është i vetmi biznes që është përdorur nga çdo plehër pushteti për përfitime.
"Kurumi" është privatizuar qysh në vitin 1999 kur ministër Industrie ishte Ylli Bufi dhe në qeveri ishte PS.
Ka 25 vjet që ka prodhuar mbi 10-15 mijë tonë hekur në muaj dhe ka fituar rreth 2-3 milionë euro në muaj ose 25-30 milionë euro në vit.
Për 25 vjet llogariteni vetë se sa fitim ka marrë "KURUMI" nga ky privatizim (25 vjet x 30 milionë = 750 milionë euro).
Nëse keni këllqe dhe nuk jeni bërë pis nga ky biznes pyesni se sa tatime ka paguar KURUMI në këto 25 vite dhe do të shihni që 800 tonë plehra janë hiç para pazareve që kanë bërë në 25 vjet plehrat e pushteteve.
E njëjta histori si me kompaninë "BANKERS PETROL", askush nuk guxon të flasë, por belbëzojnë si të dhj*rë.
Edhe "BANKERS"-i u është “falur” qysh në 2004 dhe prej 20 vitesh nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi, edhe pse nxjerr dhe shet mbi 1.2 milionë tonë naftë çdo vit me një çmim 400 euro tonin dhe i bie që për 20 vjet të ketë shitur rreth 10 miliardë euro pasuri shqiptarësh dhe zero lekë të paguara për shqiptarët, por ka paguar ZAGARËT.
Po të njëjtin model kanë ndjekur pothuajse të gjitha “plehrat” e pushteteve me BKT-në, me TELEKOM-in, me SGS-në, me ALEAT-in, me RAPISKAN-in, me AMC-në, me VODAFONE-in, PLUS-in dhe EAGLE-in, me PORTIN E DURRËSIT, AEROPORTIN “NËNË TEREZA”, NGJYRIMIN E NAFTËS, KASAT FISKALE, ÇEZ-in, HEC-et, TEC-et NGA BANGLADESHI, INVESTITORËT STRATEGJIKË, PPP-të, etj.
Për të marrë vesh se si “plehrat” e pushteteve janë te çdo aferë PLEHRASH, shihni kush kanë qenë dhe kush janë “AVOKATËT” apo “studiot ligjore” që mbrojnë ose përfaqësojnë këto kompani prej vitesh.
Prandaj mos na çani trapin sikur po “ziheni” se kush i ka qejf më shumë e kush i ka inat më shumë PLEHRAT apo MBETJET TOKSIKE!
800 tonë plehra që KURUMI ka nisur për në TAJLANDË janë shumë e shumë më pak se PLEHRAT E POLITIKËS SHQIPTARE QË KANË MBUSHUR XHEPAT duke u falur këtyre kompanive pasuri shqiptarësh në 34 vjet./CNA
Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetariu i PD-së, Sali Berisha I është rikthyer edhe ...
I vetëshpallur si një demokrat “euroatlantik”, dhe pas...
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar reagon në lidhje me skan...
Javën e ardhshme deputetët pritet të kthehen në punë, edhe...
Antari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguarnë li...
Emigracioni I shqiptarëve dhe importimi i mbetjeve tok...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Min...
Deputeti i PL-së Petrit Vasili, përmes një statusi të ...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryemini...
Ish deputeti, Myslim Murrizi në një postim në rrjetin ...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Himarën për të mbajt...
Nëpërmjet një statusi në FB, avokati Genc Gjokutaj arg...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me skand...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas betejës 7-vjeçare për...
I ndodhur në panik para hetimeve që po kryen SPAK-u nd...
Debati i panevojshëm për protagonizëm, opozita reagoi ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në ...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi këtë të enjte ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...