Rama zbardh detaje nga mbledhja e kryesisë së PS-së/ Folëm për projeksionin e vitit të ardhshëm
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e Krye...

Pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë e PS-së, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e opozitës për portin e durrësit.
Rama tha se projekti për portin e Durrësit nuk është miratuar, por është kaluar për diskutim me procedurë të përshpejtuar.
I pyetur se kush i zotëron 60% të aksioneve që do të marrin portin, kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund të përgjigjet për muhabete pazari që bëhen te gabi dhe në kafe.
“Unë kam parë shumë gjëra të shëmtuara që janë burim neverie në historinë politike shqiptare dhe kjo është një nga më të shëmtuarat. Marrja nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike, më të ulët e një personaliteti të ekonomisë globale, një ndër kompanitë e të cilit është e regjistruar në Abu Dabi ka seli në kullën më të lartë të Abu Dabit, një personalitet që ka ndërtuar gjysmën e Dubait dhe vjen këtu jo se nuk ka punë, por vjen si rezultat i një partneriteti me Emiratet e Bashkuara në një moment tejet të vështirë kur unë shkova të diskutoj për familjet e goditura nga tërmeti në Durrës dhe kur shpreha pakënaqësinë apo rezervën që pavarësisht gjithë miqësisë e një historie që ka nisur nga lufta në Kosovë kur hapën pistën për të sjellë ndihmat humanitare që solli reagimin e princit të Kurorës në atë kohë duke nxitur këtë investitor që është krenari kombëtare në një nga vendet më të pasura të planetit. I hyhet në mënyrën më barbare, në të shëmtuar, më ordinere e skizofrene nga një 'non gratë', nga një llum që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, shtëpitë e shqiptarët, nuk di çfarë të them.
Unë nuk merrem me këto, po ju them që ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike, e cila është e mirë për ty e familjen tënde, është e mirë për të gjithë ju që jeni brez më i ri, për prindërit tuaj se s’është puna që sjell investim prej 2 miliardësh për ndërtimin e portit më të madh të Mesdheut, por transformon industrinë tonë të turizmit. Si mundet, ndërkohë që gjithë këto pyetje me cfarë do përfitohet janë legjitime dhe i përkasin diskutimit. Një pjesë e kemi shpjeguar dhe është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë, por ka marrë njëkohësisht 33% të aksioneve. Një investim i ngjashëm që është bërë në Beograd ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm dhe aty kemi marrë edhe 1% aksione më shumë sesa kanë marrë ata. Këto muhabete pazari, tek gabi ju mund t’i bëni sa të doni, i bëni në kafe. Këto janë diskutime që do bëhen dhe ju do i dëgjoni, por unë nuk ju përgjigjem. Ngritja e akuzave dhe derdhja e këtij llumi është një turp i madh. Marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe do të jetë aty, do ketë për diskutime, për të parë detajet. Fillimi i ndërtimit do të thotë vende pune. Por kujt ti flasësh? Non gratës apo atyre që i shkojnë nga pronat”, theksoi Rama./ B.A. – CNA.al
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e Krye...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e...
Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga protesta e 12 nënt...
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha ka thirru...
Ndonëse tashmë janë në një aleancë, kryetari i Partisë...
Kandidati i Primareve për kreun e bashkisë së Tiranës,...
Deputeti Edi Paloka ka komentuar prishjen e negociatav...
Kandidati i Primareve, që synon Bashkinë e Tiranës, Il...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur në ...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me momente ten...
Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 19:00 kryesinë...
Edi Paloka ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Sociali...
Partia Socialiste i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të ve...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Spiro Vaso, prezantoi kandid...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka dhënë alarmin se SPAK...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një dalje për mediat ka thënë ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së ...
Eleina Qirici, ish-deputete e Partisë Demokratike, bashkua...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i ka dërguar sot në Kuvend...
Nga flotorja e Kuvendit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Pelesh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...