Anëtarësimi në BE/ Rama: Është si të vësh mushkëri të reja
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Be...

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, dhe kandidatët e tij, zhvilluan një takim me simpatizantët në Shkodër.
Në fjalën e tij, Doshi tha se programi i partisë së tij është një program për shtresat sociale. Kreu i PSD tha se Shqipëria aktualisht ka vetëm një pet-skaner për trajtimin e të sëmurëve me kancer, ndërkohë që nevojiten 8 të tillë.
Doshi u zotua se PSD merr përsipër që Shqipëria t’i ketë 8 pet-skaner, aq sa i nevojiten.
Më tej, Doshi foli dhe për krybashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili tha se si mund të drejtohet fushata nga një njeri i pandehur.
Kryetari i PSD deklaroi se partia e tij është e vetmja shpresë dhe fitorja do të fillojë nga marrja e tri mandateve në Shkodër.
Sa i përket një bashkëpunimi me demokratët, Tom Doshi e mohoi kategorikisht dhe tha se më parë bën koalicion Rama me Berishën sesa PSD.
“Programi ynë është një program social, është për të varfrit, të sëmurët. 7 mijë raste të reja kemi me kancer në vit, 80 mijë shqiptarë janë të prekur. Të bësh një analizë është 1500 euro. E dini sa kushton ajo aparaturë? 1 mln euro. Ne kemi 1 pet-scaner në Shqipëri dhe është në privat, në një kohë kur Kosova ka 5. Shqipëria ka nevojë për 8 të tillë. Ne marrim përsipër që Shqipëria t’i ketë këto 8 aparatura që u shërbejnë të sëmurëve shqiptarë. Çfarë janë 10 mln euro për qeverinë. Përurohen çdo ditë spitale të reja. Vidhen miliona, kanë 80 mijë familje që vuajnë, 66 mijë njerëz në nevojë në Shkodër. 100 mijë marrin pjesë në votime. Ndaj u bëj thirrje sot këtyre 80 mijë familjeve, votoni PSD. I bëj thirrje diasporës mendoni për këta 1 milion të varfër në Shqipëri.
Në 2013 Berisha la pushtetin si i korruptuar, edhe sot të vjen zor kur sheh gjysmën e qeverisë në burg e nën hetim, njerëzit që vjedhin qytetarët nuk na përkasin ne, nuk i përkasin Shqipërisë. Kreu i Bashkisë Shkodër, që drejton fushatën e PS në Shkodër është i pandehur. Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët? Kam besim që jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë populli do të na votojë. Jemi e vetmja shpresë. Si mund të shkojmë në Europë me pensione 100 euro, kur ende nuk i kemi ndarë tokat? Premtoj se pa PSD nuk ka mazhorancë në Shqipëri. Kanë hapur fjalë se do të bashkëpunojmë me Berishën. Më parë bën koalicion Rama me Berishën se Tom Doshi. Shkodra fillon me fitoren me 3 mandate”, tha Doshi./ CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Be...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e shoqëruar nga kry...
Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me v...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se sot ka cenuar fëmijët ...
Moderatorja Erla Mëhilli ka "kapur mat" Luli Bashën. Gjatë...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste për qarkun e ...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi duket se ka “çmendur” kryem...
Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhv...
“Edi Rama o hero gjithë Shqipëria ty të do”, ka qenë kjo t...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje Diasporës që t...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi i jashtëzakonshëm ele...
Demokrati i famshëm korçar Ilir Vrenozi i është përgjigjur...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka mbajtur një fjalim në ta...
Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në takimin e radhës elek...
Kryeministri Edi Rama sërish ka thurur elozhe për kreun e ...
“Këneta”, “bufi”, “çyryk”, “shihni fotot e mia nudo në int...
Rama vijon refrenin në takimin elektoral në Gjirokastër, d...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ndodh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...