"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

Avokati Genc Gjokutaj ka analizuar marrëveshjen e fundit të bashkëpunimit midis qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për trajtimin e emigrantëve.
Gjokutaj nënvizoi se ky protokoll, i cili pretendon të ofrojë një zgjidhje për krizën e emigracionit, ka zbuluar një mungesë të dukshme interesi për një qasje të ligjshme dhe humane në këtë çështje delikate.
Sipas Gjokutajt kjo marrëveshje është një përpjekje e shpejtë dhe e papërgatitur, që e anashkalon nevojën për diskutime të gjera dhe përfshirëse midis ekspertëve dhe institucioneve përkatëse.
Duke e shqyrtuar marrëveshjen në kontekstin e dinamikave politike mes dy vendeve, ai ngriti shqetësime në lidhje me legjitimitetin dhe efektet afatgjata të saj mbi të drejtat e njeriut.
Gjokutaj përfundoi duke u fokusuar në interesin elektoral që ndikon në politikat e emigracionit, duke sugjeruar se qeveritë duhet të vendosin parimet e drejtësisë dhe të humanizmit mbi përfitimet politike.
“Në fakt, ky quhet protokoll i bashkëpunimit të qeverisë italiane me qeverinë shqiptare në lidhje me trajtimin e emigrantëve.
Por, siç rezultoi në konceptimin dhe më pas në implementimin e këtij protokolli, aty nuk ka pasur interes, ose më saktë, bërja e një protokolli të saktë në përputhje me parametrat ligjorë dhe human për të zgjidhur, në fakt, ligjërisht, problemin e emigracionit. Ky është një problem që prek të gjithë Europën, por për shkak të diferencave midis shteteve të BE-së dhe atyre që nuk janë pjesë e BE-së, këtu fillon një debat nga i cili ka origjinën edhe debati për të cilin po flasim sot.
Zoti Rama ftoi zonjën Meloni; ajo erdhi për pushime 4 ditë, dhe ne vetëm pas asaj e morëm vesh se çfarë ishte gatuar në ato 4 ditë. Morëm vesh që, me një vendim nominal të zotit Rama, u vendos menjëherë që kjo marrëveshje të nënshkruhej me Italinë dhe më tej të implementohej.
Në praktikën botërore, këto marrëveshje janë shumë delikate, sepse lidhen me të drejtat themelore të njeriut, lidhen me marrëdhënie juridiksionale midis shteteve, dhe sigurisht që kësaj marrëveshjeje duhet t’i paraprinte së pari një diskutim në rang specialistësh.
Italjanët janë treguar shumë të kujdesshëm, pavarësisht se Meloni nxitoi duke anashkaluar gjykatën dhe nxitoi të përshpejtojë gjykimin e asaj çështjeje, por ju e dini që gjykatat europiane kanë afatet e tyre që nuk mund të shtyhen ose të afrohen, siç ndodh për shembull në Shqipëri.
Qeveria italiane kishte hartuar një listë prej 22 shtetesh që i konsideronte të sigurta, ndërkohë që gjykata europiane, gjykata e BE-së, konsideron se këto shtete nuk janë të sigurta. Duke mos qenë shteti i origjinës i sigurtë, ndalimi, trajtimi dhe përpunimi i procedurës së azilimit apo kërkimit të azilit në një vend europian duhej bërë vetëm në territorin e një vendi europian dhe në asnjë vend tjetër.
Tani, çfarë ka gatuar çifti Rama – Meloni në Vlorë dhe sesi e kanë hallin të shmangin këtë standard të ligjit për emigrantët e BE-së, unë nuk e di, por sigurisht që nga pala italiane është një interes i pastër elektoral, sepse çështja e emigrantëve për Melonin ka qenë gur themeli i fushatës së saj elektorale, dhe në fund të fundit, italianët janë më pak të prekur se ne që i presim ata emigrantë”, u shpreh Gjokutaj./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ash...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enno Bozdo në nj...
Kryeministri Edi Rama në podkastin e kësaj të shtune, ...
Komisioni i ashtëquajtur Antikurrpsion i drejtuar nga ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar luftën kundër korru...
Sekretariati i Etikës nuk mori në shqyrtim kërkesën e ...
Partitë Popullore Evropiane kanë njohur zyrtarisht Sal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shigjeto...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e hënë...
Kryeministri Edi Rama dhe eurodeputeti Fredi Beleri do...
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar për vendimin e Gjyka...
Deputetët e Partisë Demokratike, Petrit Doda dhe Elda Hoti...
Kryetarja e Komisionit të Medias dhe deputetja, Ina Zh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar veprimet...
Këtë të premte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandat...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar akuzat e poli...
Më 23 tetor, opozita do të zhvillojë një protestë në Stras...
Grupi parlamentar i PD-së ka paditur në SPAK zëvendëskryem...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka hedhur poshtë pr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...