"Mos dëgjoni debilat"/ "Lajthit" Tedi Blushi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...

Pensionet mbeten plaga e çdo qeverie, ku ndonëse kalojnë dekada vijonë të jenë çelësi i propagandës në prag zgjedhjesh.
Kryeministri Edi Rama, prej ditësh, në deklaratat e tij publike ka shënjestruar bizneset duke paralajmëruar masa ndëshkuese për ata që nuk deklarojnë pagat reale apo nuk paguajnë kontributet shoqërore.
“Sipërmarrësi i thotë punonjësit merri në dorë lekët se s’ka taksa, dhe kështu ai dëmton pensionistët dhe atë punonjësin që nesër do të dalë në pension. Ne jemi vendi që figuron me akomodin më të ulët se në të gjitha vendet e rajonit, ndërkohë që Shqipëria ka vetëm rritje turistësh dhe kjo mua s’më bën sens. Ata rrugës nuk flenë, unë s’kam parë ndonjë turist rrugëve, apo parqeve. Ata thjesht nuk figurojnë në hotele. Nga rritja ekonomike nuk po përfitojnë pensionistët, por të gjthë të tjerët po. Ky është momenti i faturave të energjisë, ku gjysma paguante dhe për gjysmën tjetër, pjesa tjetër nuk paguante. Pensionistëve duhet t'u shkojë ajo që u takon. Ne do ndajmë buxhet për pensionistët dhe tjetra do jetë ajo që ne marrim nga bizneset për t’ua dhënë pensionistëve. Nuk do të pranojmë deklarime pagash që nuk i besojmë. Do bazohemi tek analizat e tregut. Do përfundojnë në burg nëse nuk pranojnë kthimin mbrapsht të deklarimit të pagës nëse ne nuk e besojmë. Do ketë masa ekstreme deri në falimentimin e biznesit. Merreni seriozisht!”, deklaroi Kryeministri në takimet e fundit e bëra me sipërmarrësit, bizneset dhe pensionistët.
Por lufta ndaj informalitetit nuk është zgjidhja për skemën e pensioneve. Ashtu siç ish-ministri Ditmir Bushati në një nga shënimet e tij e thekson që: “Është pozitiv fakti që qeveria e ka kthyer si temë dite skemën e pensioneve, sikundër fushatën komunikuese me sipërmarrjen për deklarimin real të pagave, çka ndihmon ekonominë dhe skemën e pensioneve. Mirëpo, në mënyrë që këto sfida të adresohen dhe të mos mbesin në nivelin e retorikës së ditës, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikundër ndërmarrja e reformave rrënjësore”.
Ka një sërë faktorësh që duhen shikuar, largimi i të rinjve nga vendi, ulja e numrit të lindjeve apo dhe rritja e moshës mesatare në Shqipëri.
Në analizën e tij, Bushati thekson se, “pensionistët e rinj në skemë në vitin 2023 kanë kontribuar mesatarisht vetëm 27 vite, ndërkohë në vitin 2013 pensionistët e rinj kontribuonin në skemë mesatarisht 31 vite.
Mbështetja buxhetore e skemës së pensioneve ka rënë. Në vitin 2020 ajo ishte 1.96 % e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në vitin 2023 vetëm 0.63% e PBB-së. Ndaj, mosdeklarimi apo nëndeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që ka penguar rritjen e pensioneve”, deklaron ai.
Ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht në degë si ndërtimi apo turizmi, që janë të përkohshme për mënyrën si duhet të zhvillohet vendi dhe nuk ofrojnë një perspektivë afatgjatë, kështu duhet rishikuar modeli ekonomik i tanishëm.
Në analizën e tij ish-ministri Ditmir Bushati sqaron se duhet një ekonomi me produktivitet të lartë që bazohet te dija në mënyrë që të krijojë të ardhura më të mëdha dhe një shtresë të mesme të qëndrueshme.
“Ne na duhet një ekonomi me produktivitet të lartë, që bazohet te dija, në mënyrë që të krijojë të ardhura më të mëdha dhe një shtresë të mesme të qëndrueshme. Pa arsim cilësor dhe dije është i pamundur produktiviteti i lartë. Njëkohësisht, na duhet të nxisim degët e reja të zhvillimit që bazohen tek industria e gjelbër, të zhvillojmë burimet energjetike, burimet minerare për zhvillimin e industrisë së rëndë, dhe të orientojmë burimet njerëzore drejt degëve të reja”.
Duke cituar në përmbyllje Ditmir Bushatin, skema e pensioneve nuk zgjidhet me fushata, lëmoshë dhe me gjelin e detit në fundvit.
“Pabarazitë e statusit social-ekonomik, e të ardhurave dhe mundësive të jetës, duhet të përbëjnë boshtin e veprimit të një qeverisje që orientohet për nga vlerat e të majtës demokratike”/CNA
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Tedi Blushi, sekretari i Partisë së Ilir Metës, ka folur s...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Grupi Parlamentar i PD-së takon në Parlamentin Europian kr...
Seanca për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” u...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, nga Strasburgu ka deklar...
Para një viti ftova në podcast-in tim “Public Square”, Arj...
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë protestën e saj të...
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca paraprake për ish-kr...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist ...
Më 26 tetor, kryeministri Edi Rama do të mbajë një tak...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sër...
Enkelejd Musabelliu është emëruar zëvendësministër i E...
GJKKO la në “arrest me burg” këtë të mërkurë kreun e P...
Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodep...
Deputetja Monika Kryemadhi i cilësoi akuzat e SPAK-ur ...
Deputetja Monika Kryemadhi kërkoi ndarjen e çështjes s...
Deputetja Monika Kryemadhi ka marrë nën mbrojtje ish-b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...